Analisti pro VV’së i del në mbrojtje Abazoviqit duke sulmuar Gjukanoviqin

Analisti pro VV’së i del në mbrojtje Abazoviqit duke sulmuar Gjukanoviqin

Gazmir Raci, i cili njihet për simpatinë e tij ndaj kryeministrit Kurti, i ka dalë në mbrojtje Dritan Abazoviqit pas shkarkimit të tij nga pozita e kryeministrit. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, u prezantua nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për të cilin Raci shkroi se ka qenë bashkëpunëtor […]

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, u prezantua nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për të cilin Raci shkroi se ka qenë bashkëpunëtor i “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Raci në Twitter ka publikuar një fotografi të Gjukanoviqit, ish-presidentit malazez Momir Bullatoviq, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër i Jugosllavisë në regjimin e Millosheviqit.

“Kujtesë për ju që e doni me zemër Millon. Ky është Milloja me Slloben në mes dhe Momir Bullatoviq. Ndoshta jeni të rinj e nuk i dini disa gjana historike”, ka shkruar ai.

Kur Gjukanoviq u shfaq në skenën politike të Malit të Zi, ai ishte aleat i Millosheviqit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Megjithatë, në vitin 1996 ai e kishte distancuar veten nga Millosheviqi dhe qeveria federale, duke braktisur vizionin tradicional të përbashkët serb dhe malazez në favor pavarësisë së Malit të Zi.

Abazoviq, pas rrëzimit të qeverisë së Zdravko Krivokapiqit ku ishte nënkryetar, u bë kryeministër me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit në fund të prillit.

Kujtese per ju qe e doni me zemer Millon. Ky eshte Milloja me Slloben ne mes dhe Momir Bullatoviq. Ndoshta jeni te rinj e nuk i dini disa gjana historike. pic.twitter.com/JCGLG9zj5n

— Gazmir Raci (@RGazmir) August 20, 2022

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?