Akull në publik, por Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takimin më të mirë mes tyre prapa dyerve të mbyllura

Akull në publik, por Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takimin më të mirë mes tyre prapa dyerve të mbyllura

Gazetari i njohur kosovar, Augustin Palokaj i cili raporton nga Brukseli që prej më shumë se 20 vite, ka treguar detaje interesante lidhur me takimin Kurti – Vuçiq. Ai thotë se ky takim, nga zyrtarë të BE-së, është vlerësuar si ‘ndër më i miri’… Sipas fotografive dhe pamjeve me video, dje kryeministri Albin Kurti dhe […]

Sipas fotografive dhe pamjeve me video, dje kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dukeshin të akullt në raport me njëri-tjetrin, e madje në dhomën e takimeve me Lajçakun dhe Borrellin, as nuk ia zgjatën dorën njëri-tjetrit.

Por, sipas raportimeve të gazetarëve të njohur kosovarë në Bruksel, burime prej atje, kanë thënë se – në fakt – ky ishte takimi më i mirë mes Kurtit dhe Vuçiqit deri tani.

“Ajo çka është thënë nga BE-ja është se takimi ka qenë shumë i vështirë, që më shumë ka pasur mospajtime sesa pajtime, por se një burim i BE-së ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur takim më të mirë midis Kurtit dhe Vuçiqi,  sepse për herë të parë kanë shfaqur pikëpamjet e tyre se si e shohin normalizimin e raporteve mes dy vendeve dhe ndonëse nuk është arritur një rezultat konkret, thuhet se vetë fakti se e kanë kuptuar se duhet të punojnë se bashku për t’i ulur tensionet konsiderohet një lajm i mirë për BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Palokaj.

Ngjashëm si Palokaj, gati u deklarua mbrëmë edhe gazetari Xhemajl Rexha, duke u thirrur poashtu në burime të larta në Bruksel.

Madje ky i fundit tha se megjithëse ‘nuk kanë arritur të kenë kontakte kurrë me delegacionin kosovarë’, gazetarët e dinë se Kurti dhe Vuçiq kanë hyrë nga garazha e ndërtesës në takim”.

Lidhur me takimin, qeveria e Kosovës ka lëshuar vetëm një njoftim të vogël dje. Përveç deklaratave nga konferenca e Borrell, i cili tregoi se ‘dje nuk kishte marrëveshje’, diçka tjetër nuk dihet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?