Aktorit i vdes daja, tregon maltretimet skandaloze që përjetoi ai për shkak të liftit të spitalit

Aktorit i vdes daja, tregon maltretimet skandaloze që përjetoi ai për shkak të liftit të spitalit

Aktori i njohur Fatmir Spahiu, i njohur me nofkën Oki, ka njoftuar se së fundmi ka vdekur daja i tij. Ai, duke përshkruar momentet e tij të fundit në Spitalin e Gjilanit, ka treguar edhe se si ishte bartur me lese në katët e mësipërme pa pajisjet e parapara për asistencë mjekësore, si pasojë e […]

Ai, duke përshkruar momentet e tij të fundit në Spitalin e Gjilanit, ka treguar edhe se si ishte bartur me lese në katët e mësipërme pa pajisjet e parapara për asistencë mjekësore, si pasojë e mungesës së ashensorit funksional.

Ndonëse daja i aktorit ka vdekur ditë më parë, siç ka shkruar ai, ashensori i spitalit mbetet edhe sot i prishur.

Madje edhe trupi i tij i vdekur, është bartur nga familjarët shkallëve të spitalit.

Ky është reagimi i plotë i aktorit:

Po mundohem qe dy dite mos me shkru kete sen por s‘po kam qare se zemra po me grryn.

Para dy dite me vdiq Daja, njeriu me i mire qe kam njohur ne kete toke, taxist me profesion, njeri me vyrtyte te nalta njerzore, i bardhe si bora ne zemer e mendime.

Daja kishte nje moshe, qe thone deke me ren.

Ja si ishte dita e fundit e dajes tim;

Zgjohet ne mengjes i molisur nga problemi i tij i moqem me mushkerite per shkak te TBC ne vitet 70ta. Dikur reth mesdites i veshtiresohet gjendja dhe ndihma e pare e kryne pune shpejt dhe per mrekulli duke e derguar ne Emergjencen e Spitalit te Gjilanit ku stafi dhe mjeket bejne nje perpjekje te madhe per ta shpetuar dhe per ta mbajtur ne jete. Bravo dhe ju falemnderit. Daja tregon shenja stabile neper aparatura pavarsisht gjendjes se rrenuar klinike.

E tash, diku gjate dites nuk e di me propozim te kujt dhe pse po mbase me qellime te mira vendoset qe nga emergjenca te bartet ne katin e trete, qe me duket se eshte kardiologjia, pra tri kate me nalt, mire boll, sigurisht me qellime te mira, ne nderkohe Daja eshte pa vetedije, koma apo ku ta dij une.

Cka ndodh tash, ne Spital lifti qenka i prishun qe sa dite, dikush ju thot qe mundesia e vetme eshte duhet shkallve te dergohet ne katin e trete nga perdhesa. Dajte, djemt e dajve duke qene familje e madhe mobilizohen dhe ne menyre super primitive e dergojne ne katin e trete. Me lese te cilat paskan patur nje mekanizem i cili bashkonte dy pjese ne nje dhe rreziku qe te hapet e te bije pacienti ishin te medha, gjithsesi kjo pune eshte kryer nga familjaret, me sukses.

Daja mrrin ne katin e trete dhe i vendosen perseri paisjet e nevojeshme, monitorohet etj, perseri me perkushtim solid te stafit mjeksor.

Pak para mesnate, te njejten dite, Daja ndrron jete, deshire e Zotit.

Lifti perseri eshte jashte funksionit, tash shkallve te njejta te posht leshohet trupi i pa jete i Dajes. E bartin familjaret. Dajte jane familje e madhe, skane problem per me u mbledhe numer i madh per qef e per mort.

Ky muhabet eshte pardje, u mundova me tejkalu si shume sene tjera por po me mundon dinjiteti njerzor. A e meriton nje njeri ne aktin final te jetes se tij te bartet shkallve si lecke.

Nuk po e drejtoj gishtin kerkah, askush nuk eshte fajtor, Daja do ti falte krejt.

Ndreqne liftin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?