A e mashtroi Qeveria popullin për heqjen e reduktimeve, apo KEK-u nuk po di të blejë rrymë?

A e mashtroi Qeveria popullin për heqjen e reduktimeve, apo KEK-u nuk po di të blejë rrymë?

Para katër ditëve, Qeveria e Kosovës alokoi tek Korporata Energjetike e Kosovës -KEK rreth 7 milionë euro, për të blerë energji elektrikë në mënyrë që mos të ketë reduktime të rrymës. Deri tash, kjo ka mbetur vetëm një deklaratë për shtypë nga ana e Qeverisë dhe Korporatës, sepse reduktimet po vazhdojnë 6 më 2 sipas […]

Më 18 gusht, KEK ka pranuar disa rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji. Rekomandimi kryesor ishte që korporata duhet të shfrytëzojë mjetet e mbetura (rreth  7 milion Euro.) nga subvencioni i bartur nga Qeveria e Kosovës për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën për furnizim më rrymë.

Edhe sot, importi i rrymës ka qenë zero. Reduktimet kanë vazhduar. Burime te Periskopi kanë bërë të ditur se KEK-u po tregohet i pa aftë për të importuar rrymën.

Periskopi ka tentuar të marr një përgjigje nga KryshefiEkzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, por ai ka thënë se për këtë fletë zyra për informim. Përfaqësuesit e zyrës për informim nuk janë përgjigjur në interesimin e Periskopit lidhur më atë se pse akoma nuk është duke u blerë rrymë sipas rekomandimit të Komisionit Teknik të Energjisë.

Më 18 gusht, në një komunikatë për shtyp KEK-u shkruante se i janë deleguar detyra shtesë për të importuar rrymë për kërkesën vendore, me qëllim të furnizimit të pandërprerë dhe eliminimit të devijimeve.

Po ashtu, edhe Ministria e Ekonomisë kishte bërë një njoftim se “Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik. Ministria e Ekonomisë inkurajon të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë deri sa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit”.

Sipas Qeverisë, Komiteti Teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente.

Kosova është duke u përballur me reduktime të rrymës në pikë të verës, për shkak se, siç kanë deklaruar zyrtarët e KEDS e të Qeverisë, prodhimi i rrymës nga KEK është më i vogël se sa kërkesa për konsum. Kjo për shkak se dy blloqe që prodhojnë rrymë janë në remonte vjetorë. I pari që kthehet është blloku B2, i cili është thënë se do të startojë më 25 gusht.

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a ka dhënë instruksione për kufizim të furnizimit.

“Njoftohen qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).Sa i përket programeve të kufizimit të konsumit ditor ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend. Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS”, thuhet në njoft8imin e KOSTT.

Pas këtij njoftimi, kanë filluar edhe reduktimet  rrymës, por Kosova arriti që vetëm katër ditë të sigurojë një sasi të rrymës nga Korporata Energjetike e Shqipërisë -KESH, pasi KEK-u gjatë verës ka deponuar një sasi të rrymës në Shqipëri. Por, ditëve të fundit, mjaftueshëm nuk janë duke prodhuar rrymës as kompanitë në Shqipëri. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?