52 mijë qytetarëve serbë në veri janë pajisur me letërnjoftime të Kosovës

52 mijë qytetarëve serbë në veri janë pajisur me letërnjoftime të Kosovës

Mbi 70 për qind e qytetarëve serbë që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe janë të pajisur me letërnjoftime zyrtare të Republikës së Kosovës. Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, jetojnë rreth 100 mijë serbë. Prej tyre, sipas ASK-së, 27983 serbë jetojnë në pjesën qendrore të Kosovës. […]

Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, jetojnë rreth 100 mijë serbë. Prej tyre, sipas ASK-së, 27983 serbë jetojnë në pjesën qendrore të Kosovës. Ndërsa, në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës, vlerësohet se jetojnë edhe rreth 70 mijë qytetarë serbë.

Sipas KQZ-së, 57983 qytetarë janë të moshës madhore në katër komunat veriore dhe me të drejtë vote. Atyre, deri më tash u është mundësuar që të votojnë edhe me dokumente të UNMIK-ut.

Megjithatë, në tërësi mbi 70 për qind e qytetarëve serbë që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe janë të pajisur me letërnjoftime zyrtare të Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2008 kur Kosova e ka shpallur pavarësinë e Kosovës e deri më tani, për banorët e katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe, sipas përgjigjes zyrtare të MPB-së për Demokracia.com, janë prodhuar gjithsej 50281 letërnjoftime të shtetit të Kosovës për qytetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe.

Po ashtu, patentë shoferë për ata janë lëshuar gjithsej 8703 dhe pasaporta gjithsej 6040 copë.

“Dokumente si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë të RKS-së të prodhuara për komunat veriore të RKS-së janë si në vijim: Pasaporta, total 6040. Letërnjoftime, total 50281. Patentë shoferë, total 8703”, thuhet në përgjigjen kësaj ministrie.

Ministria që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka sqaruar se nuk mund ta dinë saktë vetëm numrin e dokumenteve për komunitetin serb, pasi që dokumentet nuk janë të ndara në bazë të nacionaliteteve, por ata i marrim si bazë komunat me shumicë serbe.

“Në Regjistër Qendror të Gjendjes Civile, regjistrimi bëhet sipas kërkesës dhe nuk kemi asnjë fushë që përcakton etninë e regjistruesit në Regjistër Qendror të Gjendjes Civile, në mënyrë që t’i ndajmë si statistika”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Të pyetur se në cilat vite ka pasur më së shumti kërkesa prej qytetarëve të komunitetit serb për të marrë dokumente të Republikës së Kosovës, MPB-ja ka treguar se kërkesa që të pajisen me letërnjoftime më shumë kanë pasur në vitin 2014 dhe 2020, për pasaporta në vitet 2018 dhe 2019, si dhe patentë shoferë në vitet 2018 dhe 2019.

Ndërsa, nëse e krahasojmë numrin e qytetarëve të moshës madhore, me të drejtë vote, që në katër komunat veriore me shumicë serbe është 57983 votues, ku prej tyre 50281 janë të pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, atëherë rezulton se afër 90 për qind e tyre e njohin shtetin e Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë i bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë Kurti për targat dhe dokumentet serbe.

Por, pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për një muaj.

Vendimi i parë ka të bëjë me ri-regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga autoritetet kosovare.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?