Vrasja që shokoi botën: Japonia paqësore, ja çfarë rregullash ka vendi për pronësi të armëve

Vrasja që shokoi botën: Japonia paqësore, ja çfarë rregullash ka vendi për pronësi të armëve

Japonia ka zero tolerancë ndaj pronësisë së armëve dhe është një nga vendet me shkallën më të ulët të rasteve me sulme me armë të zjarrit në botë. Kështu, sulmi që la të vdekur ish-kryeministrin  Shinzo Abe, shënon një akt të jashtëzakonshëm të dhunës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi. Një ligj i vitit 1958 ndaj […]

Japonia ka zero tolerancë ndaj pronësisë së armëve dhe është një nga vendet me shkallën më të ulët të rasteve me sulme me armë të zjarrit në botë.

Kështu, sulmi që la të vdekur ish-kryeministrin  Shinzo Abe, shënon një akt të jashtëzakonshëm të dhunës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Një ligj i vitit 1958 ndaj posedimi të armëve të ftohta dhe armë të zjarrit thotë ve♪5 tjerash: “Askush nuk duhet të posedojë një armë të zjarrit ose një armë të ftohtë”.

Në Japoni, nevojiten 13 hapa për të fituar të drejtën e zotërimit të armës. Së pari, pronarët potencial të armëve duhet t’i bashkohen një ekipi të gjuetarëve ose të gjuajtësve, pastaj ata duhet t’i nënshtrohen një trajnimi dhe një provimi me shkrim, para se të deklarohen nga mjekët se janë mendërisht të gatshëm dhe nuk kanë histori të varësisë nga droga.

Ata pastaj duhet të aplikojnë për të marrë një trajnim gjithë ditor se si të shtënet një armë dhe si të ruhet ajo.

Policia pastaj intervistojnë pronarët e mundshëm të armëve rreth asaj se pse ata duan një armë të zjarrit dhe ata kryejnë një kontroll të detajuar të historikut ku përfshihet edhe intervistimi i anëtarëve të familjes së personit, marrëdhënia e tyre më fqinjët, historia e punësimit dhe statusi i tyre financiar.

Nëse ata i kalojnë këto kontrolle, këta persona mund të aplikojnë për një leje të armë me barut nga një shitës rreth asaj se çfarë arme duan. Ata pastaj duhet të blejnë një ruajtës të municionit dhe të armës, e cila inspektohet nga policia, të cilët bëjnë edhe një mbikëqyrje të historikut.

Edhe në këto raste, pronarët e ardhshëm duhet të ndjekin patjetër orë mësimore dhe duhet të kalojnë provime praktike dhe të shkruara. Ata pastaj duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi psikologjik për të përcaktuar nëse ata janë të gatshëm për të zotëruar një armë. Kontrollet e policisë janë lodhëse dhe madje përfshinë marrjen në pyetje të të afërmve të pronarit të armës.

Armëmbajtja civile e armë të dorës është e ndaluar. Rastet e pakta të dhunës të raportuara në media zakonisht përfshijnë anëtarët e grupit për krime ‘Yakuza’- një lloj i mafies. Sipas policisë, ishin 21 arrestime për përdorimin e armëve në vitin 2020, me 12 prej tyre të ndërlidhura me grupe kriminale, raportoi Nikkei Asia.

Në vitin 2014 ishin raportuar vetëm 6 raste të vrasjeve, sipas Agjensisë Kombëtare të Policisë, dhe kjo shifër rrallë kalon numrin 10, në një vend me 126 milionë banorë. Në vitin 2006, vetëm dy njerëz ishin vrarë pas sulmeve me armë të zjarrit.

Një raport i vitit 2022 nga Universiteti i Ëashingtonit shpalosi se, teksa Shtetet e Bashkaura kishin me shumë se katër raste të vrasjes me armë të zjarrit për 100 mijë banorë në vitin 2019, Japonia kishte pothuajse zero raste të tilla. Duke krahasuar vendet me të hyra të mëdha të Bankës Botërore me shkallën e vrasjeve me armë të zjarrit për 100 mijë njerëz, Shtetet e Bashkuara kishin 4.2 raste, Australia 0.18 dhe Japonia 0.02, thuhet në raport.

Në vitin 2013, vendi arrit një nivel rekord të krimeve me armë- me 40 raste të krimit kur është qëlluar me armë, por kjo trajektore ka shënuar rënie që nga atëherë- në vitin 2020, ka pasur 21 arrestime për shkak të përdorimit të armëve, me 12 prej tyre që janë të ndërlidhura me grupe kriminale, raporton Nikkei Asia.

Ekzistojnë gjithashtu ligje strikte se sa dyqane të armëve mund të hapen- në shumicën e 47 perfekturave të vendit, në total tri dyqane të armëve mund të operojnë në secilën perfekturë. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?