‘Me qeveritë e kaluara më lehtë jemi takuar’ – Qeveria Kurti shpërfillëse me organizatat e shoqërisë civile

‘Me qeveritë e kaluara më lehtë jemi takuar’ – Qeveria Kurti shpërfillëse me organizatat e shoqërisë civile

Qeveria aktuale e Kosovës, qeveri hermetike. Kështu po paraqitet e po vlerësohet qasja e Qeverisë Kurti karshi shumë akterëve të jetës publike. Përveç sulmeve e jotransparencës ndaj mediave, insitucionet e larta po shpërfillin edhe organizatat e shoqërisë civile. Në vend të krijimit të urave të bashkëpunimit, po krijojnë ura armiqësie. “Ajo vendos – ne zbatojmë; […]

‘’Shumë vështirë po e kemi të arrijmë të takohemi me qeveritarët. U çojmë emaila, u kërkojmë takime për çështje e sfida ku përfshihet roli i ministrive të caktuara, dhe nuk marrim përgjigje. Në qeveritë e kaluara shumë më lehtë jemi taku me zyrtarë të lartë’’.

Kështu na thanë gjatë një bashkëbisedimi disa përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë. Me zor po arrinë të adresojnë kërkesat e të bashkëpunojnë me institucionet në rastet e çështjeve të rëndësishme.

Drejtori i organizatës ‘Çohu’, Artan Demhasaj në një intervistë për Periskopin ka sqaruar bllokadën e raportit Qeveri-OJQ.

‘’Është qasje më e mbyllur. Më pak informacione japin, ose më zor përgjigjen në kërkesat që i ka shoqëria civile, qoftë për marrjen e informacioneve, dokumenteve apo edhe tek kjo qasja për me u taku e diskutu për ato politikat.’’, ka thënë Demhasaj.

Përkundër kësaj, ai tregon se edhe prej rasteve që ka pasë direkt organizata e tij, disa digastere mbesin më të hapura për bashkëpunim, e disa fare.

‘’Por kjo nuk është e njëjtë në krejt qeverinë. Ka digastere që kanë një shkallë shumë më të lartë të bashkëpunimit me shoqërinë civile. Psh punën që ne e bëjmë si Çohu nuk është që kemi pasë telashe në qasje në ministrinë e Drejtësisë. Kemi pasë një bashkëpunim shumë të mirë të cilët na kanë ftuar për shkak se na kanë ftuar në secilin grup punues për ligje që lidhen me fushëveprimin tonë. Mirëpo kjo qasje nuk ka qenë e njëjta në nivel të Zyrës së Kryeministrit apo ministrive tjera.’’, shtoi ai.

Në anën tjetër, Visar Ymeri, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tash pjesë e shoqërisë civile e sheh krejt shpërfillëse sjelljen e Qeverisë Kurti karshi strukturave të caktuara shoqërore.

Ai për Periskopin e përshkruan pushtetin aktual si ‘ajo vendos – ne zbatojmë; ajo di – ne dëgjojmë’.

‘’Në raport me mediat kemi një qasje sulmuese. Në raport me shoqërinë civile një qasje më shumë shpërfillëse. Me sindikatat dhe dialogun social qasje përjashtuese.  Pra nuk kemi qeverisje në kuptimin bashkëkohor të fjalës me dimensionin e saj përbashkues, por Qeveri klasike me vijë të qartë të ndarjes mes vendimmarrjes dhe subjekteve që i nënshktrohen asaj.’’, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka përmendur se si kjo qeveri rrezikon të ndahet krejt nga realiteti ku jetojmë.

‘’Pra nuk kemi qeverisje në kuptimin bashkëkohor të fjalës me dimensionin e saj përbashkues, por Qeveri klasike me vijë të qartë të ndarjes mes vendimmarrjes dhe subjekteve që i nënshtrohen asaj. Mbështetja e vendimeve politike vetëm në ekspertizën e akullt të numrave, dhe logjikës së shkencës ekzakte, rrezikon ta bëjë qeverinë shpërfillëse ndaj nevojave të shoqërisë.’, thekson ai.

Albin Kurti takoi aktivistë serbë të shoqërisë civile  e gazetarë

Kur kemi parë më frikë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ketë ftuar në takime të hapura përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët marrë për bazë rolin e tyre në shumë procese, e kanë të nevojshme në baza të rregullta të kenë takime koordinuese me zyrtarë të lartë shtetërorë. Epo diçka të tilla nuk kemi parë. Megjithatë, kryeministri nuk është kursyer fare për takim kur bëhet fjalë për komunitetin e shoqërisë civile serbe, bile bile edhe për gazetarë serbë.

Me ta foli për procesin e dialogut e disa çështje të tjera.

Përtej kësaj, duhet të kujtojmë se që nga ardhja në pushtet, Qeveria Kurti ka treguar jotransparencë, sulme e injorim të skajshëm ndaj një numri të madh të mediave kosovare në vend. Diçka të tillë kishte konstatuar edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Përjashtuese me sindikata e protesta

Thuajse nuk kalon javë që sindikata e organizata që mbrojnë interesin e mijëra punëtorëve nuk vërshojnë hapësirën e sheshit të Prishtinës, m’u përballë objektit të Qeverisë së Kosovës. Veç për çështjen e Ligjit të Pagave e pakënaqësive me këtë Ligj protestuan qindra mësimdhënës, punëtorë shëndetësorë e të sektorëve tjera. Së fundmi, në këmbë u çuan veteranët e UÇK’së, ku pas dy herave protestë, kryeministri vendosi t’i pranojë në takim. Por zgjidhje s’u bë ende për mos përfshirjen e tyre në Pagë Minimale, Ligji i së cilës ka mbetur të votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?