Kosova po e izolon veten me mospjesëmarrje në iniciativa ballkanike

Kosova po e izolon veten me mospjesëmarrje në iniciativa ballkanike

Kosova po e izolon veten duke mos marrë pjesë në iniciativën “Ballkani i Hapur”. Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend, sipas të cilëve, Qeveria e Kosovës po gabon që po refuzon me kokëfortësi të marrë pjesë në një iniciativë që po përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova po […]

Kosova po vazhdon të refuzojë të marrë pjesë në nismën rajonale “Ballkani i Hapur” dhe kjo nga analistët politikë në vend, po vlerësohet si vendim i gabueshëm i Qeverisë. Artan Muhaxheri ka thënë për Radio Kosovën, se mospjesëmarrja e Kosovës në këtë iniciativë është për keqardhje pasi  BE-ja dhe SHBA po e përkrahin “Ballkanin e Hapur”.

“Kjo është për keqardhje për faktin se edhe BE-ja edhe SHBA-ja po e përkrahin këtë iniciativë dhe Kosova nuk është aty. Ky nuk është lajm i mirë për agjendën e evropiane të Kosovës”, ka thënë Muhaxheri për Radio Kosovën.

Analisti tjetër politik, Artan Behrami, ka thënë se fotografia e liderëve të Ballkanit Perëndimor pa praninë e Kosovës, është fotografi që nuk i duhet politikës së jashtme të Kosovës. Ai tha se me këtë qasje Kosova po e izolon veten në arenën ndërkombëtare.

“Kosova me kryeministrin Albin Kurti po e izolojnë veten në arenën ndërkombëtare. Fotografia e të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mungonte vetëm Kosova është fotografia që nuk i duhet politikës së jashtme të Kosovës”, ka deklaruar Behrami.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur”, e cila përfshinë Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019. Nisma fillimisht është quajtur “Mini-Shengen” dhe parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Përveç këtyre tri vendeve në samitin e sotëm si vende vëzhguese po marrin pjesë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?