Tahiri: Pa u zbardhë 125 milionëshi i rrymës e pse u dyfishu çmimi, seancat nuk vazhdojnë në normalitet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka deklaruar Vetëvendosje po tenton të fshehë dallavaret me 125 milionë eurot e rrymës, duke kundërshtuar kështu formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, transmeton Periskopi. ‘Përpos që po e fshehin këtë krim jashtëzakonisht të madh, po e minojnë edhe demokracinë. Me çfarë të drejte po na mohohet e […]
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka deklaruar Vetëvendosje po tenton të fshehë dallavaret me 125 milionë eurot e rrymës, duke kundërshtuar kështu formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, transmeton Periskopi.
‘Përpos që po e fshehin këtë krim jashtëzakonisht të madh, po e minojnë edhe demokracinë. Me çfarë të drejte po na mohohet e drejta e themelimit të komisionit’’, tha ai.
‘’Duhet me u zbardh se si janë shpenzu 125 milionë euro dhe pa dhënë arsye të qëndrueshme pse u dyfishu çmimi i rrymës, ‘skanë me vazhdu seancat. Këto janë dy pyetje fundamentale për çka kërkojmë përgjigje prej pushtetit’’.
‘’Kjo nuk ka ndodh asnjëherë dhe nuk ka me ndodh as në këtë legjislacion.’’, shtoi ai./PERISKOPI/












