Besnik Bislimi në Romë: Në Kosovë u hapën 25 mijë vende të reja pune, iu thotë italianëve

Besnik Bislimi në Romë: Në Kosovë u hapën 25 mijë vende të reja pune, iu thotë italianëve

Në kuadër të një vizite zyrtare në Romë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditën e djeshme qëndroi në Parlamentin e Italisë, ku tha se në Kosovë ka pasur rritje ekonomike prej 10.53% në vitin 2021 dhe janë hapur 25 mijë vende të reja pune.  “U përmend suksesi në menaxhimin e pandemisë, rritja ekonomike prej 10.53% për vitin […]

“U përmend suksesi në menaxhimin e pandemisë, rritja ekonomike prej 10.53% për vitin 2021 dhe hapja e 25.000 vendeve të reja të punës. Gjithashtu demokratizimi, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritete të Qeverisë, ku rritja me 17 pozicione në Indeksin e Transparency International, duke u renditur të parët në rajon, si dhe Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, janë tregues dhe sinjale të seriozitetit dhe progreseve të arritura nga shteti i Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Zëvendëskryeministri Bislimi u prit në takime të ndara, fillimisht nga kryetari i këtij Komisioni, Piero Fassino dhe pastaj nga Kryetari Fassino, disa anëtarë të Komisionit Parlamentar dhe anëtarë të grupit të miqësisë Itali-Kosovë.

“Fillimisht ai falënderoi shtetin Italian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugëtimin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë. Ai u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon dhe angazhohet maksimalisht në plotësimin e kushteve dhe reformave të nevojshme për avancime të mëtejshme në agjendën evropiane”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.

Aty është përmendur edhe numri 25 mijë i vendeve të reja të punës.

Më tej, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi objektiva të rëndësishme të qeverisë, siç janë marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe nevoja për liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kritereve të parashikuara. Në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me BE, Kosova ecën në rrugën drejt integrimit evropian, duke përmbushur pjesën e saj të reformave dhe agjendës evropiane.

Përsa i përket procesit të dialogut, Kosova angazhohet në qasje konstruktive në dialogun me Serbinë, përmbajtjes së standardeve dhe praktikave më të mira evropiane në arritje të marrëveshjeve në kuadër të çështjeve të ndryshme si dhe në dialogim që si parim ka njohjen në qendër dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?