Në ditën e parë të punës si kryeministër, Abazoviqin e vizitojnë zyrtarët e lartë amerikanë

Kryeministrit të ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tij të parë të punës, i kanë shkuar në zyrë për vizitë zyrtarë të lartë amerikanë. Abazoviq është shprehur i lumtur që sot në zyrën kryeministrore ka pritur Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të deleguarin […]

Abazoviq është shprehur i lumtur që sot në zyrën kryeministrore ka pritur Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se Mali i Zi dhe SHBA vazhdojnë ta forcojnë partneritetin.

“Fokusi ynë mbetet te sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. U nderova nga vizita e Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipi i saj, në ditën e parë të punës në kabinet. I mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm, Ranko Krivokapiq”, ka shkruar Abazoviq.

Abazoviq u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi. Me të në krye të këtij shteti, Ballkani bëhet me tre kryeministra shqiptarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?