Krasniqi: Deputetët e VV-së t’i thirrin mendjes, as Albin Kurti nuk mund t’i fshehë keqpërdorimet

Krasniqi: Deputetët e VV-së t’i thirrin mendjes, as Albin Kurti nuk mund t’i fshehë keqpërdorimet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një konferencë të përbashkët për media me Shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka folur për mos-votimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe faljen e borxheve të energjisë në veri të vendit. Krasniqi ka thënë se nuk […]

Krasniqi ka thënë se nuk e di se çfarë po fshehin deputetët e pozitës, të cilët kanë kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor për çështjet e lartëcekura.

“Çka po fshehin nga opinioni publik deputetët që po kundërshtojnë themelimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve që doli se është e kundërligjshme? Çfarë po fsheh Kurti në faljen e mbi 100 milionë eurove nga taksat e qytetarëve të Kosovës, borxhe të rrymës në veri? Cila është arsyeja për bllokimin për themelimin e këtij Komisioni Hetimor Parlamentar, gjë që nuk ka ndodhur deri më sot?”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se veprimi i Lëvizjes Vetëvendosje sot në Kuvend është një precedent i rrezikshëm i demokracisë në vendin tonë, por ka thënë se PDK-ja garanton se ky proces mund të vonohet, por nuk mund të ndalohet.

“Pushteti i sotëm i Albin Kurti, këtë proces mund ta vonojë, por ju siguroj se nuk do të mund ta ndalojë, pasi që ju siguroj se ky hetim do të kryhet dhe nuk do të heshten veprimet e kundërligjshme të kësaj Qeverie”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se deri në votimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, PDK-ja nuk do të votojë asnjë pikë të rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës, por se ka thënë se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seanca.

Krasniqi ka deklaruar se shpreson që deputetët “t’i thërrasin mendjes” dhe të reflektojnë.

“T’i thirrin mendjes, pse duhet të mbrohet dikush që ka shkelur Ligjin? Pse po ndalohet themelimi i Komisionit Hetimor i cili do të zbardhte publikisht se ku kanë shkuar taksat e qytetarëve gjatë këtyre muajve? Neglizhenca e Qeverisë ndaj opozitës deri më tani i ka kushtuar Kosovës me miliona euro. Kjo nuk mund të fshihet, kjo e vërtetë do të dalë në shesh. As Albin Kurti e askush tjetër nuk mund të fshehë keqpërdorimet”, ka deklaruar Krasniqi. /

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?