Zyrtari i SHAPE: Putini e ka vendosur në rrezik të madh NATO’n, është totalisht i pamëshirshëm

Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë e ka vendosur NATO-n dhe anëtarët e tij ‘absolutisht në rrezik”, tha një zyrtar i SHAPE, për reporterë të mërkurën, një muaj pas pushtimit rus në Ukrainë, shkruan CNN, përcjell Periskopi. Zyrtari e quajti Putinin ‘të pamëshirshëm’ dhe tha se ai dhe rrethi i tij ‘nuk bezdisen […]
Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë e ka vendosur NATO-n dhe anëtarët e tij ‘absolutisht në rrezik”, tha një zyrtar i SHAPE, për reporterë të mërkurën, një muaj pas pushtimit rus në Ukrainë, shkruan CNN, përcjell Periskopi.
Zyrtari e quajti Putinin ‘të pamëshirshëm’ dhe tha se ai dhe rrethi i tij ‘nuk bezdisen rreth jetës së njerëzve’.
“Nga Rusia, ne e kuptojmë që Putin dhe rrethi i ngusht i tij janë njerëz tërësisht të pamëshirshëm. Atyre nuk ia ndien për jetën e njerëzve. Ata gënjejnë publikisht për të fshehur operacionet e tyre ushtarake. Putin e ka ndërruar totalisht gjuhën e tij ndaj Perëndimit, dhe ai ka një urrejtje të madhe ndaj shoqërive tona, vlerave tona, kështu që ne vlerësojmë se ai është i rrezikshëm, dhe se aleanca është absolutisht në rrezik”, tha zyrtari të mërkurën.
‘SHAPE’ është selia kryesore ushtarake e aleancës së NATO-s në Evropë. Ajo gjendet në Bruksel. Dy zyrtarët informuan reporterët rreth qëndrimit ushtarak të NATO-s dhe se si po i përgjigjen ata pushtimit të Ukrainës nga Putini. Deklarata erdhi para vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në zyret e NATO-s në Bruksel ku pritet të takohet me liderët e alenacës, teksa po vazhdon kriza në Ukrainë.
Derisa është shumë herët të tregohet se cilat ndryshime të përhershme të qëndirimit të forcës ushtarake të NATO-s për shkak të pushtimit të Putinit, zyrtari tha se qëndrimi i tanishëm i forcës ‘në minimum’ është ‘pikë fillim’i mirë ndaj asaj se si mund të duken gjërat në periudhë afat-gjatë.
“Po përgaditemi për më të keqen, por po bëjm gjithçka në mënyrë që mos të ndodhë më e keqja”, tha zyrtari i parë.












