Zelensky: Ne kurrë nuk e kemi dashur këtë luftë

Pak minuta më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përmes një video në Facebook është shprehur se Ukraina kurrë nuk e ka dashur këtë luftë, por kjo luftë i është sjellur te ata, përcjell Periskopi. “Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, por duhet të luftojmë përsëri për ta larguar armikun nga toka jonë […]
“Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, por duhet të luftojmë përsëri për ta larguar armikun nga toka jonë dhe nga jeta jonë. Ne duhet të tolerojmë atë që një komb i vetëm në Evropë nuk duhej t‘a toleronte për 70 vitet e fundit”, tha Zelenskyy.
Ai ndër të tjera shtoi se ka folur me kryeministrin Boris Johnson, presidentin e Polonisë, kreun e qeverisë italiane dhe presidentin e Francës.
“Negociatat dhe bisedimet tona me partnerët tanë janë të drejta. Nëse situata përkeqësohet, atëherë duhet të vendosen sanksione të reja për të sjellë paqen.”
Ai tha se duhet të zbatohet një embargo ndaj naftës nga Rusia.
“Nëse dikush humb mendjen, atëherë ne duhet të humbasim frikën dhe të harrojmë presjet dhe biznesin, duhet të luftojmë kundër të keqes çnjerëzore që dëshiron të shkatërrojë vetë njerëzimin.”
Ai gjithashtu shtoi se Rusia ka shënjestruar Mykolaiv e Kharkiv.
“Këto janë vetëm veprime terroriste”, përfundoi ai.












