Yuri Kim jep lajmin e mirë: SHBA zgjat në 10 vjet vlefshmërinë e vizave për shqiptarët

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka njoftuar se që nga 1 prilli, vizat e biznesit dhe ato turistike për qytetarët e Shqipërisë do të jenë të vlefshme për 10 vjet. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku njoftoi se deri më tani, vizat kishin kohëzgjatje 3 vjeçare dhe tani janë […]
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku njoftoi se deri më tani, vizat kishin kohëzgjatje 3 vjeçare dhe tani janë zgjatur në 10 vjet.
“Vizat e biznesit dhe turistike për qytetarët e Shqipërisë do të jenë të vlefshme për udhëtim për 10 vjet, që është maksimumi në mbarë botën. Një hap i madh përpara për t’i afruar njerëzit e ShBA-së dhe Shqipërisë”, ka shkruar ajo.












