“Vuçiqit as që i bjen në mendje ndonjë avanturë në Kosovë, sepse do të ishte fundi i tij politik”

Vuçiqi ka deklaruar se për sa kohë që ai është president i Serbisë asnjë gruaje në Serbi nuk do t’i kthehet djali në arkivol, e kjo gjë sipas Fadil Hoxhës, tregon që Vuciq nuk e ka në mendje ndonjë avanturë në Kosovë. Sipas tij edhe sikur t’i binte ndërmend, do të ishte fundit i tij […]
Sipas tij edhe sikur t’i binte ndërmend, do të ishte fundit i tij politik.
Postimi:
Aleksandër Vuçiqi paska deklaruar se për sa kohë që ai është president i Serbisë asnjë gruaje në Serbi nuk do t’i kthehet djali në arkivol.
Me këtë ka dashur të thotë se as që i bjen në mendje ndonjë avanturë në Kosovë.
Edhe po t’i binte ndërmend do të ishte fundi i tij politik dhe pasoja edhe më të rënda për shtetin e tij se në 1999.












