Vuçiq mirënjohës ndaj Rusisë për gazin

Vuçiq mirënjohës ndaj Rusisë për gazin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se i ishte mirënjohës zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, që u kujdes për problemet e mundshme të Beogradit me pagesën e gazit rus. “E falënderoj Peskovin për këtë. Mediat ruse raportuan sapo thashë se problemi për ne është pagesa në rubla, për shkak të paqëndrueshmërisë së valutës. Shpresoj se do […]

“E falënderoj Peskovin për këtë. Mediat ruse raportuan sapo thashë se problemi për ne është pagesa në rubla, për shkak të paqëndrueshmërisë së valutës. Shpresoj se do të arrijmë ta zgjidhim edhe këtë”, tha Vuçiq, më 24 mars, në Televizionin Pink.

Ai paraprakisht vlerësoi se rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror në tregun botëror, për shkak të krizës në Ukrainë, është një problem i madh, i cili bëhet edhe më i madh pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të paguar gazin rus në rubla.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiqit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 24 mars, tha se e kupton këtë qëndrim dhe se shqetësimet e Serbisë do të ishin prioritet për Rusinë.

“Kjo mund të jetë vërtet një situatë problematike. Në këtë rast, Bullgaria u qas në mënyrë armiqësore ndaj nesh dhe për këtë arsye do të duhet të paguajë në rubla. Por, në të njëjtën kohë, kjo nuk vlen për Serbinë. Ky është problemi që duhet zgjidhur”, transmetoi agjencia shtetërore ruse TASS.

Vladimir Putin njoftoi më 23 mars se Moska po vendos një pako masash për pagesat në rubla, që do të thotë se, siç tha ai, në të ardhmen, vendet armike do të duhet të paguajnë gazin nga Rusia me valutën ruse.

Serbia nuk është në listën e vendeve që Moska i cilësoi si armiqësore, pas pushtimit të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi.

Sipas të dhënave të Agjencisë republikane për energji, Serbia plotëson rreth 13 për qind të nevojave për gaz natyror nga prodhimi vendas, ndërsa pjesa tjetër importohet nga kompania Gazprom nga Rusia, përmes Ukrainës dhe Hungarisë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Serbia nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Moskës. Në të njëjtën kohë, autoritetet në Serbi mbështetën integritetin territorial të Ukrainës. Më 2 mars, Beogradi votoi për të miratuar një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?