Von Cramon: S’ka procedura të përshpejtuara për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO

Von Cramon: S’ka procedura të përshpejtuara për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, i ka “shuar” shpresat e Kosovës për anëtarësim me procedura të përshpejtuara në Bashkimin Evropian dhe NATO. Madje, ajo i bëri thirrje krerëve institucionalë në Kosovë dhe rajon që mos t’i ngritin pritjet e qytetarëve. “Nuk shoh se ka ndonjë procedurë të përshpejtuar për […]

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, i ka “shuar” shpresat e Kosovës për anëtarësim me procedura të përshpejtuara në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Madje, ajo i bëri thirrje krerëve institucionalë në Kosovë dhe rajon që mos t’i ngritin pritjet e qytetarëve.

“Nuk shoh se ka ndonjë procedurë të përshpejtuar për këdo këtu. Por prapë duhet të luftojmë për ju sa i përket liberalizimit të vizave, ky është hapi i parë. Pastaj duhet të kemi dialog të suksesshëm, ky është hapi i radhës dhe pastaj mund të fillojmë rrugën normale të integrimit evropian. Nuk shoh se ka një shumicë, ndoshta e kam gabim dhe nuk e kam llogaritur mirë, por sa kam dëgjuar deri tani do të ndjekim gjendjen në Kosovë dhe pesë vendet tjera në Ballkanin Perëndimor shumë afër dhe të jemi në kontakt të ngushtë me të gjithë”.

“Por që të kemi një proces të përshpejtuar i cili do të mbështetej nga Këshilli dhe nga shumica e kryeqyteteve nuk kam dëgjuar për këtë gjë. Do t’i kërkoj secilit këtu në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që mos të rrisin pritjet e popullatës së vet, pastaj se në fund duhet të jemi ne ata që e qartësojmë këtë dhe do të duket si zhgënjim për secilin”.

Megjithatë, ajo tha se Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe tash është një mundësi e mirë, pas pezullimit të Rusisë.

“Mendoj se kjo është një mundësi e mirë për të dëshmuar dhe treguar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet kryesore për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Meqenëse një prej kundërshtueseve (Rusia) më të mëdha të këtij anëtarësimi është pezulluar, mendoj se do mund të gjenim shumicën për aplikimin e Kosovës. Shpresoj se do të gjejmë një mënyrë ku ka një shumicë të gjerë që do të fitojmë dhe ajo të kuptoj këtë si kontribut për paqen dhe stabilitetin në Evropë”.

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, qëndroi në Kosovë përgjatë tri ditëve, ku u takua me krerë institucionalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?