Vetëvaret një person në një hotel në Gjakovë

Një person sot rreth orës 14:00 dyshohet se është vetëvarur në një hotel në Gjakovë. Lajmin për Periskopin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tregoi se personi ishte regjistruar mbrëmë në hotel. “Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një […]
Një person sot rreth orës 14:00 dyshohet se është vetëvarur në një hotel në Gjakovë.
Lajmin për Periskopin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tregoi se personi ishte regjistruar mbrëmë në hotel.
“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një person të varur në terasën e hotel “Luxus” -Gjakovë. Patrulla policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në terasën e hotelit”, kanë treguar nga Policia e Kosovës.
“Në vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bërë konstatimin e vdekjes së personit të moshës 1995. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për autopsi”, tha Gjurkaj për Periskopin.












