Uran Ismaili viziton Veselin në Hagë: Epopeja e UÇK-së, dhembja dhe krenaria jonë e përbashkët

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, është duke qëndruar në Hagë për vizitë te ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Nga atje Ismaili ka thënë se “Epopeja e 5, 6, 7 marsit është dhembja dhe krenaria jonë e pafundme kur Adem dhe Hamzë Jashari, me familjet e tyre, sulmeve barbare të Serbisë iu përgjigjen me armë dhe […]

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, është duke qëndruar në Hagë për vizitë te ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Nga atje Ismaili ka thënë se “Epopeja e 5, 6, 7 marsit është dhembja dhe krenaria jonë e pafundme kur Adem dhe Hamzë Jashari, me familjet e tyre, sulmeve barbare të Serbisë iu përgjigjen me armë dhe këngë, dhe një nga një dhanë jetën e tyre – për të mos u harruar kurrë”.

Ai tha se pushkët që filluan aty nuk u ndalën më në gjithë Kosovën deri në çlirimin e saj.

“Kjo epope do t’i mobilizonte mijëra të rinj e të reja që t’i bashkoheshin UÇK-së, për ta ndalur gjenocidin serb dhe për t’i dhënë mundësi jetës e lirisë.”, ka shkruar Ismaili.

“Edhe sot, kur ndodhem në Hagë, për vizitë te ish Kryetari Kadri Veseli, një ndër bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, dhembja dhe krenaria janë të përbashkëta për ata që vazhduan në rrugën e lirisë, dhe me heroizmin e tyre e të popullit tonë Kosova është e lirë.”, ka shtuar ai.

Në fund, Ismaili ka shprehur nderim të përjetshëm për heronjtë dhe për të gjithë të rënët e lirisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?