Ukraina zbulon numrin e të huajve që iu bashkuan për të luftuar kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar për një “mobilizim të paprecedentë” të të huajve që duan të luftojnë për Ukrainën. Ai këtë e bëri të ditur në një prononcim të shkurtë në Kiev, të dielën, raporton The Kyiv Independent, transmeton Gazeta Express. “E gjitha bota sot është në anën e Ukrainës dhe […]

Ai këtë e bëri të ditur në një prononcim të shkurtë në Kiev, të dielën, raporton The Kyiv Independent, transmeton Gazeta Express.

“E gjitha bota sot është në anën e Ukrainës dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, ka thënë Kuleba, duke shtuar se Kievi e ndien mbështetjen jo vetëm nga qeveritë e huaja, por edhe nga qytetarët e zakonshëm.

“Mobilizimi i njerëzve të lirë të botës është thjesht i mahnitshëm. Veteranë me eksperiencë dhe vullnetarë nga 52 vende të botës erdhën te ne. Kjo është dëshira e tyre. Ne nuk i punësuam ata, nuk i stimuluam në ndonjë mënyre. Është dëshira e tyre që të luftojnë në anën e së mirës”, tha ministri.

Kuleba tha se nuk ka të drejtë të zbulonte të dhëna për ata që kanë arritur në Ukrainë, por tha se bëhej fjalë për një numër të madh aplikantësh.

“Numri i përgjithshëm i aplikimeve po i afrohet 20 mijëshit”, theksoi ai.

Ditë më parë, presidenti Zelensy u ka bërë thirrje të huajve vullnetarë që t’iu bashkohen në luftën kundër Rusisë.

“Kushdo që dëshiron t’i bashkohet mbrojtjes së Ukrainës, Europës dhe botës mund të vijnë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rus të luftës”, kishte thënë Zelensky.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?