Ukraina publikon raportin e fundit, thotë se i kanë vrarë 15.800 ushtarë rusë

Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, përcjell Periskopi. Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë 15.800 ushtarë rusë, janë shkatërruar 124 helikopterë rusë, […]
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë 15.800 ushtarë rusë, janë shkatërruar 124 helikopterë rusë, 108 aeroplanë, e 1597 mjete të tjera të luftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrianas kanë shkatërruar 530 tanke ruse , 47 sisteme kundër-ajrore dhe 4 anije luftarake që i përksinin trupave ruse.
Ndryshe prej Ukrainës, autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë theksuar se deri më tani janë vrarë prej 7 deri në 15 mijë ushtarë rusë, e në anën tjetër ka javë të tëra që nuk ka pasur përditësime nga Rusia në lidhje me humbjet e pësuara si pasojë e konfliktit.












