Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë e Bjellorusisë nga FMN e Banka Botërore

Kryeministri ukrainas Denis Shmigal ka thënë sot se ai kishte nënshkruar një kërkesë zyrtare drejtuar qeverive të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore. “Këto dy vende kanë shkelur detyrimet e tyre dhe kanë drejtuar politikën e tyre drejt luftës,” tha Schmigal, raporton […]
“Këto dy vende kanë shkelur detyrimet e tyre dhe kanë drejtuar politikën e tyre drejt luftës,” tha Schmigal, raporton Reuters.
Lufta e Rusisë me Ukrainën dhe sanksionet kundër Moskës do të kenë një “ndikim serioz” në ekonominë globale, paralajmëroi më herët Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporton “Business Today”.












