Ukraina kërkon armë për t’u mbrojtur nga Rusia

Ukraina kërkon armë për t’u mbrojtur nga Rusia

Ukraina ka përsëritur thirrjen ndaj liderëve perëndimorë për të furnizuar Kievin me armë të avancuara për të luftuar trupat e Rusisë. “Forcat tona të armatosura po mbahen me një kurajo përtej njerëzore, por ne nuk mund të fitojmë luftën pa armë mbrojtëse,” tha këshilltari presidencial ukrainas, Andriy Yermak. “Në rastin tonë, është mbrojtje, jo agresion”, […]

“Forcat tona të armatosura po mbahen me një kurajo përtej njerëzore, por ne nuk mund të fitojmë luftën pa armë mbrojtëse,” tha këshilltari presidencial ukrainas, Andriy Yermak.

“Në rastin tonë, është mbrojtje, jo agresion”, tha ai.

Apeli vjen menjëherë pasi Rusia njoftoi se kishte vendosur raketa hipersonike në fushën e betejës, afër kufirit të Ukrainës me anëtarin e NATO-s, Rumaninë, në atë që analistët thanë se ishte përdorimi i parë i armëve të tilla në botë.

Yermak tha se ishte “e pamundur” që Ukraina të mbrohej efektivisht pa një “sistem të besueshëm të mbrojtjes ajrore që rrëzon armikun dhe raketat balistike nga një distancë e madhe”.

Biden dhe udhëheqës të tjerë të NATO-s kanë rritur mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë armët anti-tank që kanë ndihmuar në bllokimin e forcave ruse.

Apeli i Ukrainës për mbështetje më të madhe ushtarake nga aleatët perëndimorë ka qenë një refren kyç në një valë të fjalimeve të fundit të Presidentit, Volodymyr Zelensky, drejtuar ligjvënësve evropianë dhe perëndimorë.

Zelensky do t’i drejtohet ligjvënësve japonezë dhe francezë të mërkurën dhe një samit të posaçëm të NATO-s të enjten. Udhëheqësi i Ukrainës së fundmi pranoi se Kievi nuk kishte gjasa të bëhej anëtar i bllokut.

“Ata nuk duan të na shohin në NATO. Kjo frikë nga përshkallëzimi është e kuptueshme. Por kjo nuk do të na shpëtojë,” shtoi Yermak në fjalimin e tij të martën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Deri më tani, lufta në Ukrainë ka shkaktuar miliona refugjatë.

Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsë shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Një krizë e theksuar humanitare po zhvillohet momentalisht në qytetin- port të Mariupolit ku vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?