U tha se i ka dërguar në bunkerin siberian: Kush është në të vërtetë familja e Vladimir Putinit?

Vladimir Putin ka fshehur familjen e ngushtë të tij ditëve të fundit në një qytet nëntokësor në Siberi. Kështu tha për Dailymail, profesori i shkencave politike në Rusi, 61 vjeçari, Valery Solovey. Sipas profesorit rus, Putini vuan nga një sëmundje e rëndë që e mban sekret. Disa në Moskë, këto pohime i quajnë ‘teori konspiracioni’ […]
Vladimir Putin ka fshehur familjen e ngushtë të tij ditëve të fundit në një qytet nëntokësor në Siberi. Kështu tha për Dailymail, profesori i shkencave politike në Rusi, 61 vjeçari, Valery Solovey.
Sipas profesorit rus, Putini vuan nga një sëmundje e rëndë që e mban sekret. Disa në Moskë, këto pohime i quajnë ‘teori konspiracioni’ por jabën e kaluar, ai u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet ruse nën dyshimet për pohimet që ka bërë për ‘shëndetin mendor të Presidentit’ në llogarinë e tij në Telegram, shkruan dailymail, përkthen Periskopi.
Profesori rus është liruar, por rasti kundër tij nuk është mbyllur.
(Profesori rus)
Shtëpia e këtij profesori është bastisur nga policia ruse dhe i janë konfiskuar disa pajisje elektronike.
“Gjatë fundjavës, familja e presidentit Putin është evakuuar në një bunker special, i ndërtuar për të mbijetuar në rast të një lufte nukleare”, thotë ai në një video.
“Ky bunker ndodhet në malet e Republikës Altai. Në fakt, nuk është një bunker i [vogël] por është një qytet i tërë nëntokësor i pajisur me teknologjinë dhe produktet e fundit të shkencës. Shpresoj që kjo do të thotë diçka për ju? Që presidenti dërgoi familjen e tij në këtë bunker”.
Sipas parashikimeve, ky qytet nëntokësor ka sistem multifunksionar të ventilimit dhe një kyqje të mjaftueshme në energji elektrike sa për një qytet të vogël.
Profesori rus nuk ka mundur të identifikojë se kush janë anëtarët e familjes së Putinit që janë dërguar në këtë bunker, por ai dyshon se është atletja olimpike Alina Kabaeva, 38 vjeçarja që dyshohet se është gruaja sekrete e Putinit.
“Kjo është familja e vërtetë dhe Alina ndikon mjaft shumë në vendimet e tij”, tha ky profesor vitin e kaluar.
(Foto: Znj.Alina)
Raportet thonë se Putini ka dy vajza të rritura, 36 vjeçaren Maria Vorontsova dhe 35 vjeçaren Katerina Tikhonova.
Ai po ashtu raportohet ta ketë një vajzë me emrin Luiza Rosova, që tani i ka 18 vjet dhe është e njohur ndryshe edhe si Elizaveta Krivonogikh.
Në të kaluarën, kur është pyetur për jetën private, Vladmir Putini ka thënë:
“Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj askënd të ndërhyjë. Dhe, duhet ta respektoni.
Që prej ndërhyrjes në Ukrainë, Vladimir Putin është goditur me sanksione të ashpra nga bota perëndimore. Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 7-të dhe rezistenca e popullit ukrainas përballë makinerisë agresore ruse, po mahnitë botën. E gjithë bota perëndimore po qëndron krah popullit të Ukrainës./Dailymail/ Periskopi
















