U arrestua dje nga polica serbe: Familja e Abaz Beqirajt e as MPJ se dijnë arsyen e arrestimit

Abaz Beqiraj, dje është arrestruar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi, shkruan Periskopi. Por, arsyen e arrestimit të tij nuk e di familja e as Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Avokati i tij, Arianit Koci ka kërkuar publikisht kontaktin e Jetish Jasharit, shefit të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, duke […]
Abaz Beqiraj, dje është arrestruar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi, shkruan Periskopi.
Por, arsyen e arrestimit të tij nuk e di familja e as Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Avokati i tij, Arianit Koci ka kërkuar publikisht kontaktin e Jetish Jasharit, shefit të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, duke shtuar se arsyeja ishte dashur të kutohej përmes rrugëve zyrtare.
Postimi i tij i plotë:
Abaz Beqiraj, dje është arrestuar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi.
Familja e z. Beqiraj, nuk e ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit.
MPJ e Kosovës, poashtu, nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin.
Në cilësinë e avokatit të familjes së Abaz Beqiraj, po më duhet kontakti i Jetish Jasharit, shefit të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.
Nëse e ka dikush, le të ma dërgon.
Familja, deri tani, është dashur përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga zyrja e jonë në Beograd!
P.s
Kontaktin ma dërgoni në msg!












