Tragjedia në Mariupol, nënkryetari: S’ka ushqim për fëmijët, njerëzit po vdesin për ujë e bukë

Zëvendëskryetari i qytetit të pushtuar ukrainas, Mariupol, ka thënë se qytetarët kanë nisur të vdesin si pasojë e urisë dhe dehidrimit, pasi që furnizimet me ushqim dhe ujë po harxhohen ndërkohë që ndihmat humanitare nuk lejohen nga rusët. “Disa po vdesin nga dehidrimi dhe mungesa e ushqimit. Disa nga mungesa e ilaçeve, insulinës… sepse s’ka […]

“Disa po vdesin nga dehidrimi dhe mungesa e ushqimit. Disa nga mungesa e ilaçeve, insulinës… sepse s’ka ndihmë mjekësore”, ka thënë nënkryetari Sergey Orlov për BBC-në, transmeton Gazeta Express.

Nënkryetari i Mariupolit ka thënë se më së vështiri këtë situatë e përjetojnë fëmijët.

“Disa nëna nuk kanë as qumësht e as ushqim për fëmijët e tyre. Çfarë duhet të bëjnë me foshnjat e tyre? Nuk e di. S’ka fare ushqim për fëmijët në qytet”, ka thënë Orlov me shqetësim.

Mariupoli ka përjetuar sulme shkatërruese nga forcat ruse që nga ditët e para të luftës. Fotografitë që tregojnë rrënojat e lagjeve të tëra, dëshmojnë tragjedinë që i ka ndodhur qytetit.

70% e spitaleve janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve si dhe komunikimi është i vështirë, pasi që rrjeti telefonik është ndërprerë. Banorët kalojnë shumicën e kohës së tyre në strehimore apo bodrume, pa rrymë, ujë e gaz.

“Njerëzit kërkojnë mundësi për të mbijetuar. Ata po i japin ushqime njëri-tjetrit dhe po mbledhin drunj nëpër rrugë për të gatuar në rrugë”, ka thënë Orlov. Sipas vlerësimeve, më shumë se 100 mijë qytetarë kanë mbetur të kurthuar në këtë qytet.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve ia kanë arritur të ikin nga qyteti me automjetet e tyre private.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?