Tërnava: I papranueshëm terrori i makinerisë ruse në Ukrainë

Tërnava: I papranueshëm terrori i makinerisë ruse në Ukrainë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar karshi pushtimit rus në Ukrainë, duke thënë se makthi dhe terrori që po e përjeton populli i ukrainas janë paralajmërim për ditë të rënda për njerëzimin. Tërnava ka thënë se agresioni rus në Ukrainë është i papranueshëm. “Me vëmendje e shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Ukrainë. […]

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar karshi pushtimit rus në Ukrainë, duke thënë se makthi dhe terrori që po e përjeton populli i ukrainas janë paralajmërim për ditë të rënda për njerëzimin.

Tërnava ka thënë se agresioni rus në Ukrainë është i papranueshëm.

“Me vëmendje e shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Ukrainë. Makthin dhe terrorin që po e përjeton populli i Ukrainës nën kërcënimin e makinerisë ushtarake ruse, është ogur i zi që paralajmëron ditë të rënda për njerëzimin, para së gjithash për qytetarët e paarmatosur ukrainas. Pamjet e granatimeve të qyteteve e të vendbanimeve me popullatë civile, radhët e gjata të qytetarëve duke u larguar nga shtëpitë dhe vatrat e tyre, si dhe viktimat e pafajshme në radhët e civilëve, për ne janë të papranueshme, ngase vetëm para dy dekadash, kemi kaluar nëpër një situatë të tillë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka apeluar gjithë faktorin ndërkombëtar që para luftës e gjakderdhjes të zgjedhë paqen e tolerancën.

“Lutem dhe apeloj tek të gjithë faktorët ndërkombëtarë, që para luftës e gjakderdhjes të zgjedhin paqen, para konfliktit të zgjedhin mirëkuptimin e tolerancën, para vuajtjeve e shkatërrimit të zgjedhin qetësinë e stabilitetin. Lusim Zotin që situata e tanishme në Ukrainë të zgjidhet me mjetet politike e paqësore dhe bota e njerëzimi të jenë më të qetë e më të sigurt”, tha Tërnava.

Myftiu Tërnava ka thënë se të gjithë së bashku duhet thënë “Jo” luftës.

“Paqe e qetësi për popullin e Ukrainës, të shmangin gjakderdhjen, shkatërrimet dhe trazirat, t’i themi fuqishëm JO luftës”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?