Temperatura pranverore sot, ky është parashikimi për sot dhe ditët në vijim

Temperatura pranverore sot, ky është parashikimi për sot dhe ditët në vijim

Sërish ndryshon moti, ky është parashikimi për sot dhe ditët në vijim Mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell deri në fundjavë. Javën e ardhshme ndryshim i motit, priten edhe kushte për të reshura shiu, parashikon “Prishtina Weather”. DItën e diel pritet shtim i vransirave, ndërsa ditën e hënë paraqiten mundësi edhe për reshje lokale shiu. […]

Sërish ndryshon moti, ky është parashikimi për sot dhe ditët në vijim
Mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell deri në fundjavë. Javën e ardhshme ndryshim i motit, priten edhe kushte për të reshura shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

DItën e diel pritet shtim i vransirave, ndërsa ditën e hënë paraqiten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Qarkullimi ajror gjatë ditës mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, ku mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme.  Në periudhat që do të ketë më shumë qetësi, kryesisht natën, cilësia e ajrit përkeqësohet e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Datat:

24.03 – Kthjellët e me diell, ditën më ngrohtë.

25.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

26.03 – Kthjellët dhe me diell.

27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.  Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

28.03 – Kryesisht me vransira, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.

Deri të premten frynë erëra kryesisht nga krahu verior 4-12m/s, e nga fundjava ndërrojnë kahje nga jugu, dhe frynë me shpejtësi prej 4-8m/s.

Shtypja atmosferike vijon me vlera të larta, me tendencë të rritjes në fundjavë.

Të fundit
Të ngjashme