Të premten vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Të premten vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, të premten, më 25 mars, do të zhvillojë takime në Bruksel në kuadër të procesit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Bislimi do të takohet me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Diplomatët në Bruksel këtë takim […]

Bislimi do të takohet me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Diplomatët në Bruksel këtë takim e quajnë si “takim në kuadër të dialogut” dhe paralajmërojnë se të njëjtën ditë, Lajçak do të komunikojmë përmes video-lidhjes edhe me delegacionin e Serbisë. Por, takime midis Kosovës dhe Serbisë nuk prite të ketë.

Sipas paralajmërimeve në Bruksel, temat kryesore të diskutimeve pritet të jenë çështja e të pagjeturve dhe ajo e energjisë. Shpesh është thënë se rreth këtyre dy temave ka një përafrim të madh dhe marrëveshje është “pothuajse punë e kryer”. Por, sipas të njëjtave burimeve, kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u sqaruar.

Pala kosovare ka thënë se për çështje të energjisë nuk do të bisedohet më me palën serbe, por vetëm me BE-në, e cila ka marrë përsipër edhe lehtësimin e kësaj marrëveshjeje. Por, BE-ja ka mbetur që të “sqarojë” me Beogradin disa çështje rreth kësaj teme.

Në Bruksel kanë përsëritur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ka shkaktuar pakënaqësi, por shpresojnë që ky vendim të mos ketë ndikim negativ në dialog.

Por, siç ka thënë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, BE-ja nuk do të thërras takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa qenë e sigurt se në atë takim nuk do të ketë rezultate konkrete.

Diplomatët në Bruksel thonë se nuk presin ndonjë lëvizje konkrete në dialog, derisa të përfundojnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe që mbahen më 3 prill. Pas zgjedhjeve, ata presin një dinamikë të re edhe në dialog, me synimin që të ketë edhe marrëveshje konkrete.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim të arrihet normalizimi i plotë midis palëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?