Të paktën 6 të plagosur pas shpërthimit që shkatërroi ndërtesën qeveritare në Kharkiv

Të paktën gjashtë persona të plagosur, përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv,. Lajmin e bëri të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim në Telegram të martën. Në videot e postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës shihet shpërthimi që […]
Lajmin e bëri të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim në Telegram të martën.
Në videot e postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës shihet shpërthimi që shkatërroi një ndërtesë qeveritare.
“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.
Publikohen pamje nga sulmi me raketa në një ndërtesë qeveritare në Kharkiv












