Të hënën Kuvendi i Kosovës me dy seanca

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për nder të Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të hënën do të mblidhen në dy seanca të jashtëzakonshme. Seanca e parë pritët të fillojë në orën 12:00, ndërsa ajo e dyta në orën 14:00 “Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të hënën, më […]
Seanca e parë pritët të fillojë në orën 12:00, ndërsa ajo e dyta në orën 14:00
“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të hënën, më 07.03.2022,, në orën 12:00, në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit.”, thuhet në ftesë.
Në seancën e parë të hënën, në rend dite do të jetë “Shënimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit”, kurse në seancën e dytë në rend dite pritet të jetë
diskutimi parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.
“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të hënën, më
07.03.2022 në orën 14:00 në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit.”, thuhet në ftesën e Konjufcës për deputetët.












