Të gjitha vendimet që dyshohet se i shkeli shteti kundër terminalit doganor

Të gjitha vendimet që dyshohet se i shkeli shteti kundër terminalit doganor

Më shtatë shkurt 2021, Ministria Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë një aksion për largimin e rrethojave metalike në pronën e kompanisë “Terminali Sh.p.k”. Por, ky vendim i MI-së bie ndesh me vendimet e nxjerra nga instancat gjyqësore. Kompania “Terminali ShPK” në pronësi të afaristit Xhevdet Bajramaliu, e ka privatizuar pronën në Han të Elezit më […]

Por, ky vendim i MI-së bie ndesh me vendimet e nxjerra nga instancat gjyqësore.

Kompania “Terminali ShPK” në pronësi të afaristit Xhevdet Bajramaliu, e ka privatizuar pronën në Han të Elezit më 29 prill të 2010-s nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

“Terminali ShPK” e kishte privatizuar këtë pronë në valën e 40 të privatizimit.

Por, edhe pas rreth 12 vitesh kësaj kompanie po i dalin telashe me një pjesë të parcelës së privatizuar.

Vendim i MI-së është ekzekutuar në shpërfillje të aktvendimeve të katër shkallëve të gjykatave të cilat kanë marrë formën e prerë.

Në padinë civile të ushtruar nga kompania “Terminali ShPK”  në Gjykatën Themelore të Ferizajt, kompania e ka fituar lëndën më 2014 dhe i jepet të drejtë

Gjykata Themelore e Ferizajt kishte vërtetuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e kishte penguar punën e “Terminali ShPK” duke hequr rrethojën e kësaj kompanie në gjatësi 12 metërshe.

“Vërtetohet që paditura Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Republikës së Kosovës, prej datës 8 shtator deri më datën 12 shtator e ka kryer pengimin e posedimit në dëmin e paditësit “Terminali ShPK” nga Hani i Elezit, në atë mënyrë që pa autorizim dhe pa pëlqimin e paditësit e ka hequr rrethojën në gjatësi prej 12 metrash, duke ia marrë të drejtën e posedimit të asaj pjese të parcelës”, thuhej në aktvendim të Gjykatës.

Themelorja në Ferizaj e kishte urdhëruar MI-në që në afat prej 15 ditësh të kthej pronën private në gjendjen e mëparshme dhe të mos pengoj punën e “Terminali ShPK”.

“Urdhërohet e paditura, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit së Republikës së Kosovës, që në afat prej 3 ditëve të kthej në gjendjen e mëparshme të posedimit në mënyrë që ta kthej rrethojën në gjatësi prej 12 metrash që i ka marrë më datën 8 deri 12 shtatorë 2014 dhe të i dorëzoj paditësit “Terminali ShPK” në posedim dhe shfrytëzim të lirë me kanosje të përmbarimit dhe dhunshëm”, thuhej tutje në aktvendim.

Madje MI-ja ishte obliguar që t’i paguante edhe shpenzimet e procedurës së padisë.

“Obligohet paditura Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit së Republikës së Kosovës që paditësit t’i shpërblej dëmin për shpenzimet e procedurës”, thuhej në aktvendim të Themelores së Ferizajt.

Ky rast ishte kthyer prapë në procedurë kontestimore ku Gjykata e Apelit kishte vërtetuar se Ministria e Infrastrukturës kishte penguar punën e operatorit “Terminali ShPK”.

 

Aktvendimi i fundit Gjykatës Themelore të Prishtinës, divizioni cili i shpallur më 13.09.2021 e i kishte vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizaj, dega Kaçanik si dhe vendimin e Gjykatës së Apelit të datë 28.08 2020.

Edhe instanca më e lartë, Gjykata Supreme, i kishte vërtetuar të gjitha aktvendimet e gjykatave të mëhershme dhe i kishte dhënë të drejtë kompanisë “Terminali ShPK” për posedim të plotë të pronës.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilin e ka siguruar Paparaci, urdhërohet Ministria e Infrastrukturës që të mos ndërhyjë të “Terminali Sh.p.k në pronën private të cilën e kishte privatizuar në vitin 2010 në valën  e 40 të privatizimeve.

Në këtë aktvendim i bëhej e qartë Ministrisë së Infrastrukturës se nëse pengon punën e kompanisë “ Terminali Sh.p.k” do të përballej me pasoja ligjore. /Paparaci

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?