Tajvani: Kina po shikon reagimin e Perëndimit ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Tajavnit, Joseph Wu, tha se Pekini po shikon nga afër zhvillimet në Ukrainë për të vlerësuar strategjinë e vet ndaj Tajvanit, shkruan CNN, përcjell Periskopi. “Derisa po i shohim zhvillimet e ngjarjeve në Ukrainë, ne gjithashtu po shohim me shumë kujdes se çka mund t’i bëj Kina Tajvanit”, tha Wu në […]
Ministri i Jashtëm i Tajavnit, Joseph Wu, tha se Pekini po shikon nga afër zhvillimet në Ukrainë për të vlerësuar strategjinë e vet ndaj Tajvanit, shkruan CNN, përcjell Periskopi.
“Derisa po i shohim zhvillimet e ngjarjeve në Ukrainë, ne gjithashtu po shohim me shumë kujdes se çka mund t’i bëj Kina Tajvanit”, tha Wu në një konferencë me gazetarë.
“Rreziku mund të jetë që liderët kinezë mendojnë se sanksionet e Perëndimit ndaj agresionit rus janë të dobëta dhe jo koherente dhe se nuk po kanë ndonjë ndikim. Kinezët mund ta marrin këtë si një mësim të mirë”, shtoi ai.
Disa analistë kanë vendosur paralele në mes planet të Rusisë ndaj Ukrainës dhe frikës për të ardhmen e Tajvanit- një ishull demokratik vetqeverisës që Partia Komuniste e Kinës pohon se është pjesë e saj dhe se nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ta marrin atë me forcë.
Wu ishte duke folur në një konferencë më gazetarë rreth hapave tutje që Tajvani po ndërmerr për të ndihmuar Ukrainën, kur gazetari nga CNN, Will Ripley e pyeti nëse ai është i shqetësuar që kriza në Ukrainë e bën më të mundshme ose më pak të mundshme që Kina të bëj një lëvizje të ngjashme.
Në përgjigjen e tij, Wu tha se bota ka parë një ‘zgjerim të autoritarizmit’ duke iu referuar deklaratës së përbashkët të lëshuar nga Kina dhe Rusia në muajin e fundit.
“Presidenti Xi gjithashtu ka folur edhe për ripërtrirjen e kombit kinez, duke përfshirë edhe rreshtimin ushtarak rreth Kinës”, tha theksoi Wu.
Ai nuk bëri ndonjë parashikim derisa pushtimi rus është ende duke ndodhur, por nënvizoi se demokracitë rreth botës janë bashkuar në përkrahje të Ukrainës dhe Tajvanit.
“Jam i sigurt se kjo përkrahje do jetë faktor që Kina do ta ketë parasysh”, shtoi ai.












