Tahiri: E turpshme që VV nuk votoi komisionin hetimor për krizën energjetike

Tahiri: E turpshme që VV nuk votoi komisionin hetimor për krizën energjetike

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar ashpër deputetët e mazhorancës për votimin kundër themelimit të një komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike, për çka GP i PDK-së e ka lëshuar seancën plenare. Tahiri në një konferencë për media tha se nga dy dekada prej që është themeluar Kuvendi […]

Tahiri në një konferencë për media tha se nga dy dekada prej që është themeluar Kuvendi i Kosovës kjo është hera e parë që një parti politike bllokon themelimin e një komisioni hetimor.

“Asnjëherë në të kaluarën, asnjë Grup Parlamentar nuk ka ndodhur që të refuzojë të hedhim dritë mbi çfarë keqpërdorimi të mundshëm që ka mundur të ndodhë nga cilido institucion, kushdo qoftë ai. Republika e Kosovës ka një histori sa i përket hetimeve parlamentare. Hetimi parlamentar është i një instrument i opozitës i rregulluar me ligj.”, shtoi ai.

Tahiri theksoi se për formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike  paraprakisht ka pasur një dakordim mes Grupeve Parlamentare që të propozohen emrat dhe pastaj të vazhdohet me procedimin më tutje në Kuvend.

“Sot edhe ashtu kërkova që të mos kemi debat për këtë çështje, por të votohet komisioni dhe pastaj ai të hedh dritë mbi të gjitha dyshimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar afër 200 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe pikërisht kërkesa jonë dhe e partive tjera opozitare ishte që të hidhet dritë mbi shpenzimin e këtyre taksave, se si janë menaxhuar, ku kanë shkuar, kush ka përfituar nga to, kush kanë qenë kompanitë të cilat kanë blerë rrymë në emër të Republikës së Kosovës.”, tha ai.

PDK paralajmëron se do të inicojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar përmes formave tjera, që të hedh në dritë të gjitha keqpërdorimet që janë bërë gjatë krizës energjetike.

“Sot Qeveria Kurti ka hapur një debat për një aferë shumë të madhe korruptive, të cilën sot u mundua me vota ta ndalë, mirëpo opozita ka edhe instrumente tjera për krijimin e këtij komisioni. Siç e dini ligji parlamentar i lejon opozitës të themelojë një komision të tillë me 40 nënshkrime.”, theksoi Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?