Syla për qytetarët që po e shpërndajnë foton e Presidentit të Ukrainës: Ka dyftyrësi dhe eufori

Gazetari Valon Syla ka komentuar shpërndarjen e fotorafisë së Presidentit të Ukrainës nga ana e qytetarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Periskopi. Dyftyrësi dhe histeri e ka quajtur këtë veprim Syla. “Mendoj se është një dyftyrësi e madhe dhe histerie kur e sheh se një Kosovë e tërë qohet ta shpërndajë foton e presidentit të Ukrainës […]
Dyftyrësi dhe histeri e ka quajtur këtë veprim Syla.
“Mendoj se është një dyftyrësi e madhe dhe histerie kur e sheh se një Kosovë e tërë qohet ta shpërndajë foton e presidentit të Ukrainës në qëndresë ndërsa kur nuk e ka postuar më herët një person me uniformë që e ka mbrojtur vendin e tij”, tha Syla.
Tutje Syla ka thënë se kjo është eufori e tepruar.
“Këtu e shoh se kjo cështje është politizuar dhe ka dyfytyrësi. Sepse mos ta postojmë një foto të Thacit, Veselit, Haradinajt apo edhe ndonjë kushëriri që ka qenë në UÇK. Qysh nuk ju vjen turp kur nuk e kanë bërë të të vetit, apo edhe të NATO-s. Është eufori e tepruar”, ka thënë Syla. /PERISKOPI












