Sulmi në teatrin e Mariupolit, dyshohet për 300 të vdekur

Deri më tani, nuk ka pasur njoftime në lidhje me numrin e personave të vdekur për shkak të bombardimeve të rënda që kanë pamundësuar verifikimin e numrit, shkruan BBC, përcjell Periskopi. Sot zyrtarët e Ukrainës thanë se rreth 300 persona mund të kenë vdekur nga sulmi, i cili goditi teatrin ku ishin të strehuar qindra […]
Sot zyrtarët e Ukrainës thanë se rreth 300 persona mund të kenë vdekur nga sulmi, i cili goditi teatrin ku ishin të strehuar qindra njerëz.
Zyrtarët ukrainas kanë pohuar se Rusia kishte kryer sulmin, por Rusia ka mohuar këto akuza, edhe pse sulme të panumërta janë regjistruar në drejtim të ndërtesave të civilëve nga ana e Rusisë.
“Sipas dëshmitarëve okularë, informacioni që po qarkullon është se rreth 300 njerëz kanë vdekur në sulmin e Teatrit të Mariupolit që erdhi nga një raket ruse”, thanë zyrtarët e qytetit në Telegram./Periskopi












