Sulmi mbi fabrikën e naftës në Liviv, ja detajet nga Rusia

Ministria ruse e Mbrojtjes ka dhënë detaje për sulmin mbi fabrikën e naftës në Liviv të Ukrainës. Sipas një deklarate të ministrisë, në këtë sulm u përdoren raketa lundrimi me precizion të lartë, ku u godit një fabrikë nafte që përdorej nga forcat ukrainase në Liviv. Gjithashtu, në këtë sulm u shkatërrua edhe një fabrikë […]
Sipas një deklarate të ministrisë, në këtë sulm u përdoren raketa lundrimi me precizion të lartë, ku u godit një fabrikë nafte që përdorej nga forcat ukrainase në Liviv.
Gjithashtu, në këtë sulm u shkatërrua edhe një fabrikë që përdorej për riparimin e sistemeve anti-ajrore, stacionet e radarëve.
“Forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë veprimet sulmuese si pjesë e operacionit special ushtarak”, tha ministria në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
Rusët vazhduan sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi me bazë në det për një arsenal raketash S-300 dhe sisteme anti-ajrore BUK pranë Kievit, teksa shkatërruan edhe një numër dronësh.
Më herët, autoritetet ukrainase thanë se nga fabrika e naftës mbeti aromë kimike në ajër, teksa zjarrfikësit bën të pamundurën për ta shuar zjarrin.












