Stoltenberg – Rusisë: Kujdes me komentet për armët bërthamore, ajo luftë nuk fitohet prandaj s’fillohet

Rusia duhet të ndalojë “shpërthimin bërthamor”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke i përshkruar komentet e Rusisë për përdorimin e armëve të tilla si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”. Ai thotë se ka një mesazh të qartë për Rusinë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet […]
Rusia duhet të ndalojë “shpërthimin bërthamor”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke i përshkruar komentet e Rusisë për përdorimin e armëve të tilla si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.
Ai thotë se ka një mesazh të qartë për Rusinë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë.
Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse përballet me “një kërcënim ekzistencial”.
Lufta nuk duhet të del përtej Ukrainës, thotë NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur para reporterëve para vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, është shprehur se pushtimi rus i Ukrainës është brutal dhe se vuajtjet e njerëzve janë të tmerrshme për t’u parë.
“Ne jemi të vendosur që të bëjmë çdo gjë në mbështetje të Ukrainës”, tha Stoltenberg, por se NATO ka ‘përgjegjshmëri’ për të siguruar që lufta nuk del përtej Ukrainës, shtoi ai.
“NATO përballet me një ambient të sigurisë të ndryshuar thellësisht ku qeveritë autoritare janë të prira për të përdorur forcën”, theksoi ai.
Stoltenberg gjithashtu foli edhe për rolin e Kinës në krizën e Ukrainës. Ai tha se Kina ka mbështetur Rusinë duke shpërndarë ‘gënjeshtra dhe dezinfromime’ dhe se ‘ne do të adresojmë rolin e Kinës në këtë krizë’.
Në fund, Stoltenberg i përshkruajti si ‘të rrezikshme dhe të papërgjegjshme’ kërcënimet e Rusisë në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore, teksa ai kishte një mesazh të qart për Rusinë: “Lufta bërthmore nuk mund të fitohet dhe kurrë nuk duhet të fillohet”./Periskopi












