Mbushni burgjet, mbushni rrugët – Pranverë ruse për ta rrëzuar Putinin

Mbushni burgjet, mbushni rrugët – Pranverë ruse për ta rrëzuar Putinin

Shkrimi i Navalnyt të arrestuar nga regjimi i Putinit: Bëjeni ‘Pranverën Ruse’ kundër Vladimirit, ai s’është Rusia Alexei Navalny, kritiku i Putinit që u helmua me agjentin nervor Noviçok teksa po udhëtonte me aeroplan e tani ndodhet në burg, ka shkruar një shkrim emocionues si thirrje për popullin rusë për ta ndaluar Vladimir Putinin. Shkrimi […]

Shkrimi i Navalnyt të arrestuar nga regjimi i Putinit: Bëjeni ‘Pranverën Ruse’ kundër Vladimirit, ai s’është Rusia

Alexei Navalny, kritiku i Putinit që u helmua me agjentin nervor Noviçok teksa po udhëtonte me aeroplan e tani ndodhet në burg, ka shkruar një shkrim emocionues si thirrje për popullin rusë për ta ndaluar Vladimir Putinin.

Shkrimi më poshtë, përkthen Periskopi:

Ne – Rusia- duam të jemi një komb i paqes. Fatkeqësisht, pak njerëz tani na quajnë ashtu.

Por, së paku mos të bëhemi një komb i frikshëm i njerëzve të heshtur, i palaçove që pretendojnë se nuk po e vërejnë luftën agresive kundër Ukrainës e filluar nga cari ynë i çmendur.

Unë nuk mund, nuk dua dhe nuk do të mbes i heshtur duke shikuar se si pseudo-historia e pakuptimtë rreth ngjarjeve të para 100 vjetëve është bërë shkas që rusët të vrasin ukrainas, dhe për ukrainasit të vrasin rusët duke mbrojtur veten e tyre.

Është dekada e tretë e shekullit 21 dhe ne po shohim lajme rreth njerëzve që po digjen në tanke dhe në shtëpi të bombarduara. Në po shohim kërcënime reale rreth fillimit të një luftë nukleare në TV.

Unë vetë jam nga Bashkimi Sovjetik. Unë kam lindur aty. Dhe fraza kryesore- nga fëmijëria ime- ishte ‘lufto për paqe’. I bëj thirrje të gjithëve që të dalin në rrugë dhe të luftojnë për paqe.

Putini nuk është Rusia. Dhe nëse ekziston diçka në Rusi për të cilën ju duhet të jeni krenarë, janë ata 6824 njerëz që janë arrestuar sepse – pa asnjë njoftim – vërshuan rrugëve me pankartat që thonin ‘jo luftë’.

Ata thonë se dikush që nuk mund të përcjell një mbledhi dhe nuk rrezikohet që të arrestohet për atë, nuk mund të bëj thirrje për proteste. Unë tashmë jam në burg, prandaj mendoj se unë mundem.

Ne nuk mund të presim më gjatë. Kudo që jeni, në Rusi, në Bjellorusi ose në anën tjetër të planetit, shkoni në sheshin kryesor të qytetit tuaj çdo ditë dhe në ora 14:00 në vikende dhe gjatë pushimeve.

Nëse ju jeni jashtë shtetit, ejani në ambasadën ruse. Nëse ju mund të organizoni një protestë, bëjeni atë në vikend. Po, ndoshta pak njerëz do të dalin në rrugë në ditën e parë. Dhe në të dytën- akoma më pak.

Por ne duhet, duke kërcitur dhëmbët dhe duke mposhtur frikën, të dalim dhe të kërkojmë përfundimin e luftës. Secili i arrestuar duhet të zëvendësohet me dy të ardhur të rinj.

Edhe nëse në mënyrë që të ndalim luftën në duhet t’i mbushim burgjet dhe veturat e policisë, ne do t’i mbushim burgjet dhe veturat e policisë me trupat tonë.

Çdo gjë e ka një çmim, dhe tani, në pranverën e vitit 2022, ne duhet ta paguajmë këtë çmim. Nuk është askush që të bëjë atë për ne. Le të mos bëhemi ‘kundër luftës’. Le të luftojmë kundër luftës./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?