Shkarkimi i gjyqtares, BE qorton Qeverinë Kurti: Procedurat disiplinore s`janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar se institucionet e Brukselit janë informuar për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me suspendimin e përkohshëm të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq,e cila kishte marrë pjesë në një tubim me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Periskopi. Stano ka thënë se […]
Stano ka thënë se procedurat disiplinore nuk janë pjesë e marrëveshjes.
Tutje, Stano ka thënë se BE-ja pret që autoritetet kompetente do t’i respektojnë procedurat e duhura lidhur me trajtimin e këtyre rasteve.
Stano ka thënë se në të njejtën kohë presin që i gjithë stafi i sistemit ligjor të Kosovës të veprojë në përputhje me rregulloret e Kosovës.
“Procedurat disiplinore nuk janë pjesë e marrëveshjes. BE-ja beson se autoritetet kompetente do të respektojnë procesin dhe procedurat e duhura lidhur me trajtimin e rasteve të tilla disiplinore. Në të njëjtën kohë, presim që i gjithë stafi i sistemit ligjor të Kosovës të veprojë në përputhje me rregullat dhe rregulloret përkatëse të Kosovës”, tha ai. /PERISKOPI












