Shala tregon se cili kandidatë për kryeprokurorë ka pasur preferencë më të mirë gjatë intervistimit

Shala tregon se cili kandidatë për kryeprokurorë ka pasur preferencë më të mirë gjatë intervistimit

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se koalicioni i Organizatave Joqeveritare, ka gjetur se poentimi i panelit vlerësues në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit nuk është fare real dhe se sipas tij, për Blerim Isufajn është vërejtur një preferencë e panelit vlerësues gjatë intervistimit. Sipas tij, krahasuar me kandidatët e […]

Sipas tij, krahasuar me kandidatët e tjerë të cilëve u janë bërë pyetje shtesë, në rastin e Isufaj nuk ka ndodhur një gjë e tillë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Vlerësimi me 98 pikë për Blerim Isufajn, Shala ka thënë se nuk është real pasi sipas tij është e pamundur që një kandidat të vlerësohet me këtë numër të pikëve.

“Ky lloj vlerësimi kaq i lartë është jo real dhe nuk pasqyron atë që ka ndodhur përgjatë procesit. Gjatë monitorimit të vlerësimit kemi parë trajtim jo të barabartë të kandidatëve pasi ka pasur kandidat që paneli ka pasur preferencë më të madhe”, ka thënë Shala.

“Nga monitorimi i koalicionit, koalicioni i OJQ-ve ka gjetur se ky poentim i panelit vlerësues nuk është fare real, për shkak se nga të metat të cilat janë gjetur gjatë monitorimit dhe vlerësimit të këtijj procesi dhe në raport me udhëzuesin relevant për këtë proces, është pothuajse e pamundur që këta kandidatë të mund të marrin këtë numër të pikëve. Ne e kuptojmë pavarësinë e panelit vlerësues për të vlerësuar kandidatët, mirëpo ky lloj vlerësimi kaq i lartë, është definitivisht joreal dhe nuk pasqyron atë që ka ndodhur gjatë procesit”, shtoi Shala.

i theksoi se gjatë monitorimit është vërejtur trajtimi jo i barabartë që paneli vlerësues ua ka bërë kandidatëve, ka pasur preferencë më të madhe, ka pasur kandidatë që janë sfiduar me nënpyetje, ka pasur kandidatë që nuk janë sfiduar me nënpyetje.

“Paneli vlerësues iu ka bërë vetëm pyetje të përgjithshme kandidatëve mbi integritetin duke iu lënë njëfarë diskrecioni kandidatëve për të vlerësuar nëse të njëjtit kanë integritet ose jo. Pyetja ka qenë a keni ndonjë rast që cenon integritetin tuaj dhe normalisht që përgjigjja e secilit prej tyre ka qenë jo”, tha ai.

Sipas Shalës, kandidatët nuk janë sfiduar me raste konkrete të cilat janë ngritur në publik.

“Për shembull në rastin e Blerim Isufajt nuk është pyetur për përzgjedhjen në krye të PSRK duke qenë në konflikt të interesit, ka treguar vet për kallëzimin penal që Agjencia Kundër Korrupsion e ka parashtruar, por nuk është sfiduar me pyetje të tjera se pse ka ardhur deri te kjo situatë të cilën ai e quan keqkuptim. Po ashtu, nuk është pyetur lidhur me akuzuat e ish-prokurorit Elez Blakaj për ndërhyrje në rastin e Veteranëve. Nuk është pyetur as Kujtim Munishi për disa prej çështjeve të cilat janë ngritur në publik siç është rasti i veturës “Bently”, dhe po ashtu edhe rasti i Sebahate Morinës, për të cilin rast Avokati i Popullit dhe disa nga OJQ-të kanë konstatuar se mosveprimi i prokurorit i shtetit i ka shkelur të drejtën në jetë”, ka thënë Shala.

Shala shtoi se nëse Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nuk i merr parasysh këto rekomandime dhe nuk e anulon procesin, Presidentja e Republikës së Kosovës duhet të sigurojë se ky proces ka qenë meritor dhe i drejtë siç e përcakton Kushtetua dhe Ligji.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?