Serbi që flet shqip: Qytetarët e Kosovës të mos shqetësohen

Serbi që flet shqip: Qytetarët e Kosovës të mos shqetësohen

Timoslav Perusic, një shtetas serb që flet shqip ka bërë komentin e tij për protestat në Serbi duke thënë se kanë qenë kundërpërgjigje ndaj luftës në Ukrainë. Në një lidhje live për “Shqipëria Live”, u shpreh se Serbia është e varur ekonomisht nga Rusia për shkak të industrisë së naftës. Për protestat që u zhvilluan […]

Timoslav Perusic, një shtetas serb që flet shqip ka bërë komentin e tij për protestat në Serbi duke thënë se kanë qenë kundërpërgjigje ndaj luftës në Ukrainë.

Në një lidhje live për “Shqipëria Live”, u shpreh se Serbia është e varur ekonomisht nga Rusia për shkak të industrisë së naftës. Për protestat që u zhvilluan së fundmi pro luftës në Ukrainë, Perusic tha se janë mobilizuar grupe për të bërë kundërprotestë.

“Ajo çfarë mund të them si dikush që i ndjek lajmet është që i keni përmendur protestat se kanë qenë kundërpërgjigje kundër luftës në Ukrainë. E kanë shtruar një shirit në formën e flamurit ukrainas dhe me popullin rus me ata që janë kundër luftës në Rusi. Janë arrestuar me mijëra dhe atje nuk mund të guxojnë qytetarët.

Në Serbi, i kanë mobilizuar dhe disa grupe për të bërë dhe një kundërprotestë që nuk ka asnjë lidhje por i jep më shumë jehonë atmosferës në Serbi. Nuk ka ndonjë rrezik real prej Serbisë për disa arsye dhe faktorë. Duhet të kuptojmë edhe një situatë në të cilën ndodhet Serbia, jo vetëm në këtë moment por në 30 vitet e fundit. Serbia, në 2009 e ka shitur industrinë e naftës për Rusinë. Rusia ka ndikim”, tha Perusic.

I pyetur nëse qytetarët e mbështesin luftën apo janë kundër, Perusic tha me bindje se shumica janë të lodhur dhe nuk duan luftë ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos shqetësohen.

“Në përgjithësi, qytetarët serb janë lodhur dhe nuk duan asnjë luftë. Një shumicë janë kundër luftës në Ukrainë, apo mund të shprehen se i arsyetojnë veprimet e Rusisë por jo domosdoshmërisht në vështrim politik. Nga ana tjetër, BE është ai që nuk do të humbasë dhe nuk ka për të humbur se do të ishte fatale për vetë Serbinë. Serbia nuk ka tendenca. Nuk duhet të shqetësohemi dhe është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të mos shqetësohen se nuk ka rrezik”, tha Perusic.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?