Sadiku thotë se tërheqja e kursimeve është e nevojshme për qytetarët

Propozimi që qytetarëve t`u mundësohet tërheqja edhe e një pjese tjetër të mjeteve nga trusti pensional, po përkrahet edhe nga ekspertët e ekonomisë. Profesori Muhamet Sadiku tha për RTK-së se tërheqja e kursimeve nga trusti, sidomos në kohën kur vendin e ka përfshirë kriza ekonomike, është shumë e nevojshme për familjet kosovare. “Duhet shfrytëzuar në […]
Profesori Muhamet Sadiku tha për RTK-së se tërheqja e kursimeve nga trusti, sidomos në kohën kur vendin e ka përfshirë kriza ekonomike, është shumë e nevojshme për familjet kosovare.
“Duhet shfrytëzuar në këtë kohë të goditjeve të mëdha ndërkombëtare sepse kriza me tërë kapacitetin e vet po tranmetohet në Kosovë. Po i godet familjet me të ardhura tejet të ulëta, prandaj nëse janë të rrezikuara konsumatorët evropian ku paga mesatare marramendëse atëherë çka mund të flasim për Kosovë. Unë mendoj se duhet shfrytëzuar të gjitha burimet, të gjitha alternativat duke shfrytëzuar në këtë rast edhe Trustin. Në Tust 50% janë mjete të cilat i kanë paguar individët, i paguajnë të punësuarit ndërsa 50% i paguan punëdhënësi. Prandaj po tregohet nëj interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve që ta bëjnë edhe një tërheqje. Mendoj se do të ishte një infuzion i qëlluar sidomos për familjet që jetojnë në rrethana të vështira sociale”, thotë Sadiku.












