Rusia pushton qytetin kyç të Ukrainës jugore

Rusia pushton qytetin kyç të Ukrainës jugore

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë i madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë. Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje […]

Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

“Okupatorët” rusë ishin në “të gjitha anët” e Hersonit, pranoi zyrtari rajonal ukrainas, Gennadi Lakhuta vonë të mërkurën.

Pushtimi erdhi pas një rrethimi tre-ditor që e la këtë qytet pa ushqim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur për të mbledhur dhe varrosur të vdekurit.

Kryetari i qytetit, Ihor Kolykhaiev, njoftoi gjithashtu se ishte në bisedime me “mysafirët e armatosur”.

Ai “nuk kishte bërë asnjë premtim” për forcat pushtuese, por ra dakord për një ndalesë qarkullimi natën dhe kufizime në qarkullimin e veturave.

“Deri tani mirë. Flamuri që fluturon sipër nesh është ukrainas dhe në mënyrë që ai të qëndrojë i tillë, këto kërkesa duhet të plotësohen,” tha ai në një postim në Facebook.

Fitorja e Moskës në Herson vjen një javë pasi ushtria e presidentit rus Vladimir Putin marshoi në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu.

Forcat ruse kanë bombarduar në mënyrë sporadike objektiva civile anembanë vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë Harkiv, i cili tani po vihet nën sulme më intensive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur breshërinë e raketave dhe predhave një “krim lufte” dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?