Rusia prish armëpushimin, gazetari i “The Guardian”: Tre persona më vdiqën para syve

Publikohen pamje të tjera rrëqethëse nga Ukraina, ku edhe këtë të diel, Rusia ka prishur armëpushimin e ri të vendosur gjatë të cilit qytetarët do të mund të largoheshin nga Mariupoli. Në këto foto e video, qytetarët ukrainas të Irpin vrapojnë të shpëtojnë jetën e tyre por forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë ‘korridorin e gjelbër’ […]

Publikohen pamje të tjera rrëqethëse nga Ukraina, ku edhe këtë të diel, Rusia ka prishur armëpushimin e ri të vendosur gjatë të cilit qytetarët do të mund të largoheshin nga Mariupoli.

Në këto foto e video, qytetarët ukrainas të Irpin vrapojnë të shpëtojnë jetën e tyre por forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë ‘korridorin e gjelbër’ duke vrarë civilët.

Në foto duken pamjet e tmerrshme të të vrarëve në rrugë, e rreth tyre valixhet që kishin bërë gati për t’i ikur luftës.

Autoritetet ukrainase konfirmuan se në Irpin u vranë të dielën tre persona, mes tyre dy fëmijë.

Sipas mediave të huaja, forcat ruse po rrahin qëllimisht civilët që përpiqen të largohen nga Irpin këtë mëngjes.

“Një grua, një djalë, një vajzë adoleshente më vdiqën para syve dhe një burrë u plagos rëndë. Duhet të ketë qenë një familje…”, shkruan gazetari Andriy Dubchak, i cili ishte në vendngjarje dhe postoi këtë video të tmerrshme në rrjetet sociale.

Sipas The Guardian, gjatë armëpushimit të ri këtë të dielë pritej të evakuoheshin 400,000 persona.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?