Rusia intensifikon sulmet ndaj zonave urbane të Ukrainës

Rusia bombardoi të martën një kullë televizive në kryeqytetin e Ukrainës dhe lëshoi raketa mbi qytetin e Kharkivit duke intensifikuar bombardimet ndaj zonave urbane të Ukrainës. Ky zhvillim po shihet si një ndryshim taktike ushtarake nga ana e Moskës pas ngecjes së një sulmi që ka hyrë në ditën e gjashtë të tij. Një zyrtar […]

Një zyrtar amerikan tha se një autokolonë ruse e blinduar, disa kilometra e gjatë, e cila i është drejtuar kryeqytetit të vendit, Kievit, nuk ka bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit. Ajo kishte ngecur në vend për shkak të problemeve logjistike, mungesës së karburantit dhe ushqimeve, si dhe ndoshta ishte ndaluar për të rivlerësuar taktikat ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes u kërkoi banorëve të Kievit të largohen dhe tha se do të godiste disa zona të cilat nuk i specifikoi, që përdoren nga shërbimet e sigurisë dhe të komunikimit të Ukrainës.

Duke folur në Kiev në një kompleks qeveritar nën masa të rrepta sigurie, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia duhet “së pari të ndalojë bombardimin e njerëzve” përpara se bisedimet e paqes të mund të shënojnë ndonjë përparim.

Zoti Zelenskiy, bisedoi të martën në telefon për 30 minuta me Presidentin amerikan Joe Biden. Ai tha se breshëritë e artilerisë në qytetin lindor të Kharkiv-it përbënin “terrorizëm shtetëror”.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe zoti Zelenskiy diskutuan rreth intensifikimit të sulmeve nga ana e Rusisë në zonat ku jeton popullsia civile. /VOA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?