Rusia akuzohet se po i përdorë në Ukrainë: Çka janë bombat e fosforit

Rusia akuzohet se po i përdorë në Ukrainë: Çka janë bombat e fosforit

Raportime të shumta që vijnë nga të dyja palët thonë se mijëra njerëz kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë. Raportet sugjerojnë gjithashtu se, megjithëse të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha në beteja, shumica e të vdekurve – qytetarë ukrainas – janë civilë. Në mes të akuzave të ndërsjella, bie në sy ajo […]

Raportime të shumta që vijnë nga të dyja palët thonë se mijëra njerëz kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë. Raportet sugjerojnë gjithashtu se, megjithëse të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha në beteja, shumica e të vdekurve – qytetarë ukrainas – janë civilë.

Në mes të akuzave të ndërsjella, bie në sy ajo që është përsëritur disa herë nga pala ukrainase se Rusia përdor bomba fosfori në sulmet ndaj objektivave në Ukrainë.

Kjo armë ka një efekt të frikshëm: përveç një shpërthimi të fuqishëm, shkakton edhe lëndime shumë të rënda te personat që gjenden pranë saj.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, fosfori i ndezur krijon flakë që digjen në temperatura deri në 800 gradë Celsius. Zjarri që ata shkaktojnë mund të përhapet në një zonë të madhe, deri në disa qindra kilometra katrorë.

Përdorimi i këtyre armëve mund të shkaktojë lëndime të rrezikshme për jetën, por gjithashtu mund të çojë në vdekje afatgjata dhe të dhimbshme.

Sipas protokolleve që lidhen me Konventën e Gjenevës të vitit 1977, bombat me fosfor të bardhë nuk duhet të përdoren nëse ekziston mundësia e rrezikimit të civilëve.

Në kontakt me oksigjenin, fosfori i bardhë ndizet dhe digjet duke krijuar një tym të bardhë të trashë me një erë specifike të ngjashme me erën e hudhrës. Ky tym ndërhyn në spektrin infra të kuq dhe sistemet e gjurmimit të armëve, duke mbrojtur kështu njësitë ushtarake nga armët e drejtuara si raketat.

Armët që përmbajnë fosfor të bardhë mund të digjen dhe mbyllin rrugët e frymëmarrjes, me lëndime të drejtpërdrejta të shkaktuara nga grimcat në kontakt me lëkurën.

Në rast se grimcat e një arme të tillë hyjnë në trup, edhe nëse një personi merr ndihmë, shanset për të mbijetuar janë të pakta. Grimcat e fosforit të bardhë digjen dhe vazhdojnë të digjen për aq kohë sa janë në kontakt me oksigjenin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?