Rritet çmimi i energjisë për 30% pas sulmit të Rusisë në Ukrainë

Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka ndikuar dukshëm edhe në çmimet e energjisë elektrike. Në berzat e rajonit ka ngritje të cmimit rreth 30 për qind, nëse krahasojmë me muajin shkurt, para sulmit të Ukrainës. Bazuar në bursën hungareze HUPX, që është referente edhe për importin e energjisë elektrike në Kosovë, gjatë muajit shkurt, para […]
Bazuar në bursën hungareze HUPX, që është referente edhe për importin e energjisë elektrike në Kosovë, gjatë muajit shkurt, para sulmit rus, çmimi i energjisë elektrike ka qenë rreth 250 euro për megavat për energji elektrike të kogës së pikut të cilën kryesisht e blen Kosova, ndërkaq tani çmimi mesatar sillet rreth 350 euro për megavat.
Këto çmime janë rreth 7 fish më të larta se ato të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Rrjedhimisht, nëse konflikti Rusi – Ukrainë, vazhdon akoma, çmimet pritet të rriten tutje, duke pasë impakt në krejt botën, e më së shumti në Evropë. Kjo, pasi një pjesë e madhe e vendeve evropiane kanë varësi prej gazit rus dhe tashmë kanë vendosur sanksione.
Madje, Gjermania ka ndaluar edhe ndërtimin e gazsjellësit Nord Steam 2 që niste nga Rusia dhe kalonte nëpër Gjermani për të furnizuar me gaz natyror një pjesë të madhe të vendeve evropiane. Tashmë ai projekt pritet të shpallë edhe falimentimin.
Nga mungesa e furnizimit me gaz natyror, këto vende përdorin energjinë elektrike për ngrohje dhe aktivizim të pajisjeve shtëpiake, gjë që rrit kërkesën shumë për të dhe rrjedhimisht edhe çmimin e saj. /PERISKOPI












