Rrethanat e reja në Europë, ish-përfaqësuesit ndërkombëtarë lëshojnë alarmin për Bosnje Hercegovinën, përmendet edhe Kosova

Ish-përfaqësuesit e lartë të komunitetit ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinën, Christian Schaëz-Schilling dhe Valentin Inzko, kanë lëshuar një alarm dramatik lidhur me mundësinë që agresioni rus në Ukrainën të mund të bartet edhe në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë. Ata kanë thënë që 24 shkurti është ditë e zezë për Europën meqë ata ngjarje mund të […]
Ata kanë thënë që 24 shkurti është ditë e zezë për Europën meqë ata ngjarje mund të ndikojnë në inkurajimin e diktatorëve të tjerë.
“24 shkurti është ditë e zezë në historinë evropiane për shkak të rrezikut që një agresion i tillë ndaj një shteti sovran mund të inkurajojë diktatorë të tjerë të ndërmarrin hapa të ngjashëm”, kanë thënë ata në letrën drejtuar krerëve të BE-së, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Sipas tyre, Serbia dhe Republika Sërpska ata që nuk e kanë arritur në vitet e 90-ta mund të përpiqet që ta bëjnë në rrethanat aktuale, duke rrezikuar Bosnje e Hercegovinën por edhe Kosovën.
“Serbia dhe Republika Sërpska nuk i arritën qëllimet nga vitet e ’90-a. Pos kësaj, ata ushqejnë raporte shumë të afërta me Rusinë. Prandaj, kemi frikë që agresioni aktual kundër Ukrainës mund të shpërndahet në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë”, kanë thënë ata në një letër të përbashkët për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. /PERISKOPI












